Ekonomia
Rikthehet bujqësia, sektor kryesor në ekonominë shqiptare
Shqipëria është vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në ekonomi, me diferencë të theksuar me vendet e tjera të rajonit.
Perballë kësaj situate shumë ekspertë janë të mendimit se nëse Shqipëria mund të mbështetet më fortë tek prodhimi bujqësor, potencialet e këtij sektori per te gjeneruar mireqenie janë shumë të mëdha.
Zëvendësministri i Bujqesisë, Alban Zusi, shprehet për median se , “rendimentet në sektorin rural janë ende larg pritshmërive dhe resurseve që ka vendi, që do të thotë se se bujqesia ka akoma burime per rritjen e te ardhurave”.
Statistikat zyrtare të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se, aktivitetet e bujqësisë, gjuetisë dhe pyjeve, shënuan një rritje vjetore me 1.2% të vlerës së shtuar në rritjen ekonomike të vendit gjatë tremujorit të tretë të vitit.Kjo rritje mbetet nën normën mesatare historike prej 4.6% të zgjerimit të sektorit bujqësor. Ndersa kushtet e motit nuk kanë qenë të favorshme, gjë që ka ndikuar nivelin e faktuar të prodhimit bujqësor në tremujorin e tretë.Bujqësia vlerësohet si një nga sektorët me kontribut të madh në ekonominë e vendit, në këtë kuadër politikat e dikasterit të Bujqësisë janë adresur për nxitjen e prodhimit dhe konkurueshmërinë e tij.Këtë vit dikasteri i Bujqësisë ka bërë ndryshime të thella në skemat e mbështetjes për femerët, ku më shumë hapësirë i është dhënë skemës “Mbështetje 50% të investimit”, e cila ka si fokus kryesor, ngritjen e pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale; të përpunimit të tyre si dhe të fermave të mëdha.
Ndërsa sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë vemendje dhe prioritet do te marrin subvencionet per fermerët e prekur nga përmbytjet, që përfshinë ditët e fundit jugun e vendit, nga përkeqësimi i motit me shira të dënduar.
Skemat mbështetëse synojnë formalizimin e bujqësisë shqiptare, punësim, eksporte dhe rritje ekonomike. Ato mbështesin dorëzimin e prodhimit bujqësor në pikat e grumbullimit, infrastrukturë për grumbullim, ruajtje, përpunim dhe tregtim të produkteve; investime për inovacion e teknologji bujqësore, sigurimin e standardeve dhe cilësisë së produkteve; mbështetje për bagëtitë e imta, bazuar në traditën dhe avantazhet konkurruese të vendit tonë
“Ka një konceptim apo rikonceptim tërëisisht të ri për prodhimin bujqësor dhe për fermerët, të cilët ne po përpiqemi t’i kthejmë nga njerëz duhet të garantojnë mbijetesën e familjeve të tyre, por përpiqemi t’i kthejmë në njerëz të biznesit”, thotë Zusi.