☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.89 ▲0.98%
ARI 4,606 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,630 ▼ -1.59% ETH $2,039 ▼ -1.7% XRP $1.3151 ▼ -2.72% SOL $80.6900 ▼ -4.28%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.89 ▲0.98 % ARI 4,606 ▲1.07 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.89 ▲0.98 % ARI 4,606 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Arte

Rikthehet Celine Dion

Këngëtarja e njohur kanadeze, Celine Dion ka njoftuar rikthimin e saj në skenë, katër vjet pasi u diagnostikua me një sëmundje të pashërueshme që ndikoi në zërin e saj dhe aftësinë për të ecur, sipas BBC.

Dion do të mbajë një seri koncertesh prej 10 netësh në ”Paris La Défense Arena”, me kapacitet 40 000 vendesh, gjatë muajve shtator dhe tetor.

Njoftimi u bë në ditëlindjen e saj të 58-të, dhe në një mesazh në Instagram këngëtarja e quajti rikthimin “dhuratën më të mirë të jetës sime”.

“Jam shumë e gatshme për këtë. Ndihem mirë, e fortë dhe e emocionuar, natyrisht edhe pak nervoze,” tha Dion.

Ajo shtoi se po menaxhon shëndetin e saj dhe po këndon dhe vallëzon përsëri, duke falënderuar fansat për mbështetjen e tyre gjatë viteve të fundit, kur thotë se “çdo ditë ndjeva lutjet dhe dashurinë tuaj. Jam mirënjohëse ndaj të gjithëve. Nuk mund të pres të ju shoh përsëri”.

Dion, një nga artistet më të shitura të të gjitha kohërave, nuk ka performuar një koncert të saj që nga 8 marsi 2020, në Newark, New Jersey.

Turneu i saj “Courage” u ndërpre për shkak të pandemisë COVID-19, ndërsa më pas Dion u diagnostikua me Stiff Person Syndrome (SPS) dhe detyrohet të anullojë të gjitha shfaqjet e ardhshme.

Sëmundja neurologjike e rrallë prek rreth 8 000 njerëz në botë dhe shkakton spazma muskulore, vështirësi në lëvizje dhe mund të jetë shumë e kufizuese, pa një kurë të njohur. Dion ka treguar se simptomat e para i ka vënë re gjatë turneut, kur zëri i saj filloi të ndihej i lodhur dhe me spazma.

Megjithatë, ajo vendosi të punojë intensivisht me ekipin mjekësor dhe të kryejë terapi fizike dhe vokale pesë herë në javë për të rikthyer fuqinë e saj fizike dhe vokale.

Njoftimet për rikthimin e Dion filluan të shfaqen javën e kaluar, me postera në Paris që përmbanin tekste këngësh të saj, ndërsa Kulla Eiffel u ndriçua me mesazhin “Paris, je suis prête” (Paris, jam gati) dhe u shfaq një listë këngësh, duke përfshirë “I’m Alive”, “Encore Un Soir” dhe “My Heart Will Go On”.

Dion debutoi rikthimin e saj në skenë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, duke kënduar “Hymne à l’Amour” të Edith Piaf nga Kulla Eiffel, një performancë që shënoi fillimin e rrugës drejt koncerteve të ardhshme./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.