Rikthehet fabrika e sheqerit në Maliq
Gjigandi i dikurshëm i prodhimit të sheqerit në Maliq, të rrethit të Korçës pas mëse 20 vitesh në heshtje duket se do t’i rikthehet punës.
Një projekt polak për ndërtimin e një fabrike të re sheqeri, në vendin tonë me kapacitet 80 mijë tonë sheqer në vit, duket ka ndezur dritën jeshile për kombinatin e braktisur prej vitesh.
Sipas burimeve nga Bashkia e Maliqit, financimi kap vlerën e 50 milionë eurove dhe afati i ndërtimit arrin në 18 muaj. Me rikthimin e fabrikës parashikohet të punësohen rreth 20 mijë punëtorë në fushën e Korçës dhe në qytetin e Maliqit.
“Ka një bashkëpunim shqiptaro-polak dhe është dhënë drita jeshile. Bëhet fjalë për një fabrikë për prodhimin e sheqerit, një investim i mirëpritur për jo vetëm për Mailiqin por edhe për Fushën e Korçës. Ne jemi të prirur të ndjekim proçedura të shpejta, por ky nuk është vetëm një projekt që i takon Bashkisë së Maliqit, por është mbarëqeveritar”, ka deklaruar kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu .
Për qytetin e Maliqitit rikthimi i një potenciali të tillë do të sillte një zgjidhje ekonomike për shumë familje të zonës.
Kombinati i sheqerit në Maliq ishte ndërmarrja e parë e madhe e ish-industrisë ushqimore shqiptare dhe një nga veprat e mëdha të planit të parë 5-vjeçar. U ngrit më 1951 dhe përfshinte fabrikën e sheqerit pluhur, atë të tharjes së bërsive, termocentralin dhe ofiçinën mekanike.
Më 1960 u bë rikonstruksioni i parë duke rritur aftësinë prodhuese të sheqerit 30%, atë të tharjes së bërsive 50% dhe të TEC 50%. Njëkohësisht u ngritën fabrika e alkoolit, ajo e majasë së bukës dhe e gazit karbonik ushqimor.
Më 1967 Kombinatit të Sheqerit iu shtua edhe fabrika e nishestesë dhe e glukozës. Më 1979 u bë përsëri një rikonstruksion i fabrikës së sheqerit, duke rritur aftësinë përpunuese ditore 3,7 herë në krahasim me atë të vitin 1951. Per një periudhë të gjatë, kombinati mbeti ne gjendje të mjerueshme, ndersa sot pritet ti rikthehet punës së dikurshme
RROFTE Z,EDI RAMA e mbajti fjalen per kete fabrike madheshtore
KUJDES!
MOS TREGONI SE PASKA QENË FABRIKË E SHEQERIT NË KOHËN E ENVERIT,
SEPSE DEMONKRATËT E SALO RAMË KJAMETËVE , MBYLLIN PËRSËRI,
APO E KTHEJNË NË FABIRIKË TË KRIPËS! HAHAHAHAHA!
Ne fakt, Shqiperia po vuan per sheqer sot ku supermarketet jane te tejmbushura me kete artikull me cmimin e nje filxhan kafeje per cdo kg. Dhe per kete tejmbushje , faji eshte i Saliut qe nuk u mbeshtet ne forcat tona per te prodhuar cdo produkt ne vend !
NJE VEPER PER SE MBARI.
###############################
Ringjallja e fabrikes te sheqerit ne Maliq, eshte ringjallje per te gjithe fushen e Korces,per shkakun se me panxharin, bersite,alkoolin,sheqerin, marin fryme te re shume biznese,hapen fronte te reja pune,te fermereve bujqesore-blegtorale. Eksperienca per panxharin egziston ne fushen e Korces.,kjo bime rit shume blegtorine,qumshin,produket e etij,bio.Vertet nje lajm shume i gezuar per te gjithe qarkun e Korces, urimet tona qeverise te re, Z.Peleshi,Bashkise te qytetit,qeverise Polake,dhe gjithe personelit qe do rindertojne kete veper ne nivel bashkekohor.Kam jetuar vite te tera ne Sheqeras, mesues dhe ja di vleren panxharit.Mbaresi dhe suksese per fermeret e rinj. 19 shtator 2014-te SHBA.
Na gezon zemra ,kur degjojme lajme te tilla ! Ate qe ben demokratet ,e kete e them me bindje te plote , qe shkaterruan c’do gje qe u doli perpara ,jane e do te kujtohen si turpi I ketij vendi.
Eshte filluar mbare e besojme se mbare ka per te ecur….. Urime!
Epo,po e hani tani ate qe e pshuret nji here,me vjen keq sepse e perdora kete fjali,por jem njeri jo hipokrit dhe kam parime,ne gjakun tim,se jetoi gati 40,vite ne evrop,dhe kultura e borgjezis s’punes eshte e njejt me ate te socializmit po dikushi e ngatroi ate sistem me rugacrin,shko ne pun,dhe futja luaj tavllo.Tani,po dale tek tema.Po,pse u shkatruan uzinat,fabrikat,koperativat,kombinatet,ushtria,pse u be kjo hata,kjo katrahur,po a’nuk i kishi vende pune dhe egzistence ato fabrika qe ju me gjak e gjerse i ndertuat,posi jua futen trut e gomarit ne kok,dhe prishet pasurit tuja,kjo s’ndodhi kerkunde ne bllokun lindor,as ne rumanin e causheskut nuk ndodhi,si eshte e mundur tek ju te ndodhe kjo gjeme e zeze?
Krejt ata uzina dhe fabrika duhet te ringrihen,krejt ato kombinate te aftsohen,per pune dhe pasuri,per pune dhe begati,per pun dhe jetes ma te mir,se shqipria ka pasuri nentoksore dhe mbytoksore,shqiprin e ka,bekue ZOTI,por e ka tradhtue gjalli,qe eshte i mbushur me tradhtar shqipfoles,pra kjo eshte tragjedia.Ishalla jeni mbushur mende dhe ma nuk veproni me urdhrat e tradhtarve,por te punoni se e juaja eshte ajo pasuriPra,uroi qe te kendellet politika ekonomis dhe industris sidikur.
e pergezoj komentusin shqiptari sharri,mendje mprefte,sistemi kumunist qe bere bajat per shqiptaret,ndryshimi u deshte por jo sic be katastofe e super shekullit,gjoja democraci,,,,dhe fituan njerz pa shkolle e pa kulture,karagjoze e sharlatane,qe duhen akoma 50 vjet qe shqiperia te beje ekonomi e prokopi,dhe sot qe po beje komente pasurija kombetare e sovranit 80%e grabisin kollaret deputete e minisra,ne bashpunim me bajloze te firmave,,,,pse jo dhe fantazem mjafton nje te rregjistruar ne Q.K.Rjemi popelli me kanibal ne europe,dhe neve i japim rendesi me teper JANULLATOSIT se sa nje politikani/historian shqiptar,armiku me i terbuar i sovranit albanian por hedh helmin dhe e trazon V DULE,KY QUHET SHARLATANI ,,JANULLATOS ARMIK I VATANIT TIM.