🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,699 ▲1.72%
DOW 52,972 ▲2.29%
NASDAQ 25,912 ▲2.13%
NAFTA 93.16 ▼3.05%
ARI 4,055 ▲2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $79,242 ▲ +2.38% ETH $2,349 ▲ +2.53% XRP $1.3044 ▲ +2.03% SOL $94.5800 ▲ +1.06%
S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 52,972 ▲2.29 % NASDAQ 25,912 ▲2.13 % NAFTA 93.16 ▼3.05 % ARI 4,055 ▲2.92 % S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 52,972 ▲2.29 % NASDAQ 25,912 ▲2.13 % NAFTA 93.16 ▼3.05 % ARI 4,055 ▲2.92 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Boterori

Rikthehet “hajmalia” e Argjentinës! FIFA cakton arbitrin e finales së Katarit për ndeshjen e parë në Botëror

FIFA ka ndarë mendjen për njërën nga ndeshjet më interesante të fazës së grupeve.

Arbitri i njohur polak, Szymon Marciniak, është përzgjedhur zyrtarisht për të ndarë drejtësinë në sfidën mes Argjentinës dhe Algjerisë në Botërorin 2026.

​Ky vendim ka ngjallur menjëherë interes dhe buzëqeshje te tifozët argjentinas, pasi Marciniak ka një histori tejet të veçantë me “Albicelestet”. Ai ishte njeriu që drejtoi finalen historike të vitit 2022 mes Argjentinës dhe Francës, si dhe ndeshjen e tyre në fazën e grupeve kundër Australisë.

​Një rekord unik në këtë Botëror

​Për polakun, ky do të jetë Botërori i tretë në karrierë si arbitër kryesor. Në një turne ku FIFA ka angazhuar plot 52 arbitra kryesorë, 88 ndihmës dhe 30 zyrtarë VAR, Marciniak mban një status special: ai është i vetmi arbitër në mesin e të gjithë zyrtarëve të këtij Botërori që ka eksperiencën e drejtimit të një finaleje të Kupës së Botës.

​I njohur si një nga arbitrat më të besuar të FIFA-s në dekadën e fundit, Marciniak ka një CV të jashtëzakonshme, ku përfshihet edhe drejtimi i finales së Champions League në vitin 2023 mes Manchester City-t dhe Interit. Tani, shorti dhe FIFA e vendosin sërish përballë Argjentinës në ndeshjen e tyre të parë për këtë turne.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.