☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.48 ▼3.19%
ARI 4,991 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,176 ▼ -0.07% ETH $2,328 ▲ +0.74% XRP $1.5252 ▼ -0.42% SOL $94.1500 ▲ +0.42%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.48 ▼3.19 % ARI 4,991 ▼0.35 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.48 ▼3.19 % ARI 4,991 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rikualifikimi i zonës së Selitës, Veliaj: Do përfitojnë 6 mijë banorë

Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për rikualifikimin e plotë urban të bllokut të banimit në zonën e Selitës. Kryebashkiaku Erion Veliaj, që inspektoi punimet së bashku me deputetin e zonës Pandeli Majko, tha se nga projekti i ri do të përfitojnë 6 mijë banorë që kishin ngritur shqetësimet e tyre për problemet urbane e që shumë shpejt do të kenë një infrastrukturë të ngjashme me zonat e urbanizuara të Tiranës.

“Ky investim do të ndikojë në jetën e rreth 6.000 banorëve në këtë zonë. Dua të falenderoj shumë qytetarët që janë treguar dashamirës ndaj projektit të bashkisë, që janë shprehur bashkëpunues për të tërhequr avllitë, për të sistemuar muret, për të kthyer trotuaret e hapësirën publike dhe i ftoj të gjithë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, për të kuptuar se sakrifikimi i gjysmë metri nga avllia jote apo kopshti yt, në fakt shumëfishohet si investim së pari për vetë shtëpinë tënde, të cilës i rritet vlera dhe së dyti, për të gjithë komunitetin”, tha Veliaj.

Projekti i rikualifikimit të kësaj zone përfshin një sipërfaqe prej 6.9 hektarë dhe parashikohet rikonstruksioni i të gjithë rrugëve brenda bllokut, shtrimi i rrjetit të kanalizimit të ujërave të bardha dhe të zeza, ndërtimi i 750 metër linear mure rrethues, gjelbërim, gjithë ndriçimin, sistemimin e kabllove elektro-telefonikë etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.