☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,736 ▲ +0.49% ETH $2,357 ▲ +1.31% XRP $1.3030 ▲ +1.77% SOL $101.8400 ▲ +1.07%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Rishi Sunak emërohet kryeministër i Britanisë

42 vjeçari Rishi Sunak është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe dhe kryeminstër i vendit.

Ai u zgjodh pasi ish Ministrja e Tregtisë, Penny Mordaunt nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme.

Zoti Sunak do të jetë udhëheqësi i parë me ngjyrë i Britanisë dhe tani përballet me detyrën e madhe të stabilizimit të partisë dhe vendit në një kohë vështirësish ekonomike dhe politike.

Ai do të pasojë kryeministren nga Liz Truss, e cila dha dorëheqjen javën e kaluar, duke qëndruar vetëm 44 ditë në detyrë. Paraardhësi i saj, Boris Johnson nuk mori pjesë në garë duke thënë se “nuk mund të qeveriste efektivisht nëse partia nuk tdo të ishte e bashkuar në Parlament”.

Banorët e Londrës thonë se duan një qeveri të qëndrueshme pas dorëheqjes së zonjës Truss.

“Do të doja një qeveri të qetë të drejtonte vendin pas Brexit-it, pas epidemisë së COVID-19, dhe po përballemi me kërcënimin e shpërbërjes së Mbretërisë së Bashkuar; na duhet dikush që përfaqëson të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, thotë banori i Londrës, Duncan Wood.

“Rishi Sunak ishte ai që ofroi zgjidhje kur ishim në izolim nga Kovidi. Financiarisht ai është i aftë për të drejtuar vendin. Ne duhet ta rregullojmë këtë vend. Nëse shikoni shtypin e huaj jemi bërë një vend për t’u qeshur.”

Në parlamentin britanik janë 357 ligjvënës konservatorë të cilët votojnë për udhëheqësin e tyre dhe kryeministrin e ardhshëm.

Nëse pas këtij votimi asnjëri kandidat nuk tërhiqet, atëherë përzgjedhja bëhet nga 172,000 anëtarët e partisë në të gjithë vendin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.