roze

Rita mrekullon fansat në Itali

Zakonisht Ritën e shohim të kuruar në maksimum dhe për këtë arsye ajo ka krijuar një imazh “high class” për veten e saj dhe nuk mund ta imagjinonim atë të veshur thjeshtë dhe pa make-up.

Mesa duket 25-vjeçarja ka kaluar një fundjavë “make-up free” për t’u qetësuar me miqtë e saj në Itali. Ajo është fotografuar duke kaluar darkën më të rehatshme të jetës së saj në një restorant të vogël italian, e rrethuar nga miqtë e saj.

Ajo çfarë u beri përshtypje paparacëve është pamja e saj e freskët që nuk është vënë re më parë. E veshur me rroba sportive dhe një kapele për të mbuluar fytyrën e palyer, Rita Ora u ka bërë përshtypje medias rozë për pamjen kaq energjike.

Për sa i përket këtyre pamjeve fansat e saj kanë mbetur të mrekulluar nga tiparet e saj natyrale dhe e këshillojnë këngëtaren të shfaqet kështu shumë më shpesh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button