roze

Rita Ora nuk ka kohë për pushim

Rita Ora thuajse nuk ka kurrë kohë për pushim. Këngëtarja e hitit “Body On Me” ka folur hapur rreth axhendës së saj shumë të ngarkuar, duke thënë se ka shumë pak kohë për t’u shplodhur.

E pyetur se si ia arrin të relaksohet, ajo ka thënë: “E dini çfarë? Unë thuajse nuk pushoj. Duhet shumë sakrificë për të arritur atë çfarë do dhe e dini, unë nuk do të fle”.

Ylli 24-vjeçar, ka treguar se ndonjëherë ajo e ka të pamundur fizikisht të bëjë çdo gjë që dëshiron, edhe pse heq dorë nga gjumi.

“Unë marr përsipër për të bërë shumë gjëra dhe ndonjëherë skuadra ime me thotë se është e pamundur fizikisht të shkosh nga një vend në tjetrin brenda 8 orëve, por unë i urdhëroj të më çojnë patjetër”, shprehet këngëtarja.

“Nëse dëshiron këtë botë, ti duhet të punosh shumë për të”, shton Rita.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button