🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,790 ▼ -2.65% ETH $2,181 ▼ -2.74% XRP $1.3229 ▼ -1.5% SOL $81.6600 ▼ -3.17%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Rivarrosja e ushtarëve grekë, qeveria shqiptare financon kërkimin e eshtrave

Qeveria Rama duket synon të përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë, pikërisht në momenti kur pret më shumë se kurrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin europian.

Qeveria ka pranuar të financojë plotësisht një operacion të kërkimit dhe rivarrosjes së ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, një temë e nxehtë kjo mes dy vendeve, që në të kaluarën ka shkaktuar edhe përplasje.

Në kohën kur qeveria shqiptare është duke negociuar më qeverinë greke një sheshim të të gjitha mosmarrëveshjeve, qeveria shqiptare duket se po bën një hap përpara në këtë drejtim. Në mbledhjen e fundit qeveria ka miratuar një kërkesë të hershme të Greqisë: të varrosë ushtarët grekë në Shqipëri, të cilët janë vrarë gjatë luftës italo-greke të vitit 1940.

Sipas vendimit, qeveria ka marrë përsipër të shpronësojë trojet ku do të varrosen ushtarët grekë, duke ia ngarkuar këtë detyrë ministrisë së mbrojtjes dhe asaj të infrastrukturës, ndërsa për kërkimin e eshtrave është ngarkuar Ministria e Brendshme dhe bashkitë përkatëse.

Vendimi i qeverisë nuk specifikon për cilat bashki bëhet fjalë, por varrezat aktuale të ushtarëve grekë në Shqipëri ndodhen në Bularat të Gjirokastrës dhe në Këlcyrë të Përmetit.

Procesi i ri i kërkimit të eshtrave do të asistohet nga ekspertë nga Greqia, ndërkohë që qeveria shqiptare ka detyruar prefektët e qarqeve ku ka të rënë grekë, që të sigurojnë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për këtë proces.

Shpenzimet do të përballohen plotësisht nga buxheti i shtetit. Paralelisht, veç pranimit të varrosjes së ushtarëve grekë qeveria ka vendosur që ata të përkujtohen me ceremoni shtetërore shqiptare, në çdo 28 nëntor.

Ndërtimi i varrezave greke në Shqipëri ka qenë një temë e nxehtë mes dy vendeve, që në të kaluarën ka shkaktuar edhe përplasje. Përmes pranimit të kësaj kërkesë qeveria duket se synon të rregullojë marrëdhëniet me Greqinë, pikërisht në momenti që pret më shumë se kurrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin europian .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.