Teknologji

Robotëve do t’u mësohet që të ndiejnë dhimbje

Projekti

Johannes Kuehn dhe Sami Haddadin të “Leibniz University” të Hanoverit po zhvillojnë një sistem nervor artificial që i lejon robotëve që të perceptojnë dhimbjen, në formën e stimujve të presionit dhe të temperaturës dhe të tërhiqen në vazhdim në mënyrë që të evitojnë dëme të mundshme në motor dhe në pajisjet elektronike

Robotët nuk ndiejnë dhimbje. E për këtë arsye ne mund t’i përdorim në situata ku njeriu do të rrezikonte që të dëmtohej, të provonte një lodhje tej normave apo madje-madje edhe të vdiste.

Me këto premisa, të mund t’i bëje këto makina të inteligjencës artificiale të aftë që të ndienjnë stimuj të dhimbshëm do të krijonte diçka të palogjikshme. Por dy kërkues gjermanë po punojnë pikërisht në këtë drejtim.

Larg që këtu

Johannes Kuehn dhe Sami Haddadin të “Leibniz University” të Hanoverit po zhvillojnë një sistem nervor artificial që i lejon robotëve që të perceptojnë dhimbjen, në formën e stimujve të presionit dhe temperaturës dhe të tërhiqen në vazhdim në mënyrë që të evitojnë dëme të mundshme në motor dhe në pajisjet elektronike.

Avantazh i dyfishtë

Ashtu si edhe njeriu, duke ndierë dhimbje, re agon dhe e vendos veten në situata jo të rrezikshme, edhe robotët mund të përfitojnë avantazhe nga ky kapacitet, duke mësuar veten e vet por edhe njerëzit me të cilët, gjithnjë e më shumë punojnë.

Perceptimi i gabuar i një rreziku nga ana e një makine mund të vendosë në rrezik jetën e njerëzve që operojnë në krah të tyre.

Evolucioni

Shkencëtarët prezantuan projektin e tyre javën e kaluar, gjatë Konferencën Ndërkombëtare për Automazitimin e Robotikës në Stokholm të Suedisë. Ideja e robotëve të aftë për të reaguar në situata potencialisht të rrezikshme, si përplasjet me njerëzit, nuk është e re. Kjo gjë ishte nisur që të zhvillohej në dekadën e kaluar nga kërkuesi të Standford-it dhe të Univesrsitet “La Sapienza” në Romë.

robot 1Hije dhimbjeje

Por projekti i Kuehn-it dhe Haddadin-it bazohet në ndjesi të prekshme precize dhe në kontaktin e drejtpërdrejtë me stimulin e dhimbshëm. Prototipi i zhvilluar nga të dy, shfrytëzon një sistem nervoz robotik të frymëzuar nga struktura e lëkurës njerëzore, që transmeton informacionin e dhimbshëm në formë shkarkimesh të përsëritura në një qendër kontrolli. Kjo nga ana e vet, reagon duke klasifikuar stimulin në të lehtë, moderuar apo intensiv, në varësi të dëmit të vlerësuar dhe në vazhdim vepron.

E ardhmja

Shkencëtarët kanë llogaritur se në dekadat e ardhshme lidhja midis njeriut dhe inteligjencës artificiale do të jetë shumë e fortë. Përveçse ata do të përdoren për të kryer punë të ndryshme në shtëpi, operacione të rrezikshme mjekësore, madje edhe si partnerë jete, shumë shkencëtarë ngrenë alarmin se robotët do tua marrin punët njerëzve, e kështu do të rrisin ndasitë mes shtresave shoqërore. Por jo vetëm kaq, ka nga ata që japin alarmin se inteligjenca artificiale do të përparojë aq shumë, sa do të dojë që ta eliminojë njeriun. Por për një pjesë të mirë të studiuesve vizionarë, teknologjia robotike duhet zhvilluar, pasi do tu japë mundësinë të gjithë njerëzve me probleme fizike, që të ndihen normalë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button