☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,094 ▲ +0.87% ETH $2,270 ▲ +1.14% XRP $1.2519 ▲ +0.32% SOL $95.4500 ▼ -0.09%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

ROMË – Dy persona arrestohen me dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë

ROMË, 7 korrik /ATSH-ANSA/ – Dy persona janë arrestuar nga karabinierët e njësisë speciale ROS, të dyshuar për spiunazh dhe akses të paligjshëm në sisteme informatike, në kuadër të një hetimi për aktivitet në favor të shërbimeve sekrete ruse.

I dyshuari kryesor është një 59-vjeçar, ish-pjesëtar i shërbimeve italiane të zbulimit dhe ish-nënoficer i karabinierëve.

Sipas hetuesve, ai dyshohet se ka kryer veprimtari spiunazhi kundrejt pagesës për llogari të një agjenti të dyshuar të shërbimit sekret rus, i cili gëzon imunitet diplomatik në Itali.

Autoritetet thonë se ai siguronte informacione përmes gjashtë burimeve, mes tyre katër ushtarakë aktivë, të cilët janë gjithashtu nën hetim.

Përveç dy të arrestuarve, hetimi përfshin edhe pesë persona të tjerë, përfshirë katër ushtarakë.

Ata akuzohen, sipas roleve përkatëse, për sigurim informacioni që lidhet me sigurinë e shtetit, spiunazh politik ose ushtarak, zbulim të sekreteve shtetërore dhe publikim të informacionit të klasifikuar.

Hetimi i zhvilluar nga ROS nisi në maj të vitit 2025 dhe çoi në hapjen e dy procedimeve penale, një pranë Prokurorisë së Romës dhe një tjetër pranë Prokurorisë Ushtarake.

Gjatë hetimeve u kryen përgjime, vëzhgime, ndjekje dhe kontrolle, përfshirë edhe ekspertiza informatike. Masat e sigurisë u ekzekutuan me mbështetjen e njësisë speciale GIS dhe Komandës Provinciale të Karabinierëve të Romës.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, deklaroi se nuk mund të ketë “asnjë tolerancë” ndaj atyre që rrezikojnë sigurinë kombëtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona me përgjegjësi institucionale.

Ai theksoi se mbrojtja e informacionit të klasifikuar dhe e institucioneve është një interes parësor i shtetit.

Në një reagim në rrjetin X, Crosetto falënderoi Prokurorinë e Romës dhe njësinë ROS për operacionin, duke e cilësuar çështjen si dëshmi të “luftës hibride të përditshme” që, sipas tij, Rusia zhvillon për të dobësuar institucionet, aleancat dhe sigurinë e Italisë.

Ai shtoi se shteti do të vazhdojë të veprojë kundër atyre që tradhtojnë interesat kombëtare për para ose përfitime personale./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.