Kosova

Rrahman Rama merr detyrën e komandantit të FSK-së

Me një ceremoni zyrtare të mërkurën në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është bërë dorëzim-pranimi i detyrës të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga Kadri Kastrati tek Rrahman Rama.

rrahman-rama-merr-detyr-euml-n-e-komandantit-t-euml-fsk-s-euml_hdMe këtë rast, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga tha se çmon punën e palodhshme që bën Forca e Sigurisë së Kosovës.

Jahjaga tha se FSK ka qenë shtyllë e rrugëtimit gjatë gjithë këtyre viteve dhe sot nuk është e rastësishme që FSK po ndërton një vizion që do të shtojë obligimet dhe punët e tyre.

“Ju pret një rrugë e gjatë në profesionalizmin e mëtejmë të FSK, një institucioni që gëzon besimin e madh tek qytetarët”, i tha Jahjaga, komandantit të ri të FSK-së, Rrahman Rama.

Ajo dha një pasqyrë të proceseve në Kosovë, duke thënë se aktualisht me të drejtë qytetarët po kërkojnë një jetë më të dinjitetshme.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se Kosova krenohet me punën e Kadri Kastratit. “Si kryeministër i vendit e falënderoj për punën e bërë gjeneral Kadri Kastratin”, tha Mustafa.

Kryeministri tha se FSK është një forcë e organizuar mirë për t’i shërbyer vendit dhe paqes në botë.

Ai tha se Qeveria e Kosovës do t’i përmbush të gjitha detyrat që lidhen me transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ndërsa, gjenerali Kadri Kastrati në një fjalë përshëndetëse tha se kjo ditë për të është e veçantë dhe emocionuese.

“Nuk ka që më fisnike se të jesh në shërbim të atdheut…”, tha ndër të tjera, Kastrati, duke dhënë një raport të punës së bërë në FSK.

Ai tha se FSK është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja, ndërsa pasardhësit të tij në FSK, Rrahman Rama i tha se po merr detyrën në një periudhë tejet të rëndësishme për këtë institucion dhe për vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button