Kosova

Rrahman Rama nesër bëhet komandant i FSK-së

Nesër, në një ceremoni zyrtare bëhet dorëzim-pranimi i detyrës të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku Kadri Kastrati pritet t’i dorëzojë detyrën Rrahman Ramës.
rrahman-rama-nes-euml-r-b-euml-het-komandant-i-fsk-s-euml_hdKjo do të bëhet me leximin e dekretit të Presidentes për dekretimin e Komandantit të FSK-së.

Në ceremoni do të marrin pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ambasadorë dhe atashe ushtarak të akredituar në Kosovë, përfaqësues të NATO-s, oficerë të lartë të FSK-së, të KFOR-it, si dhe personalitete politike dhe ushtarake të vendit dhe të huaj.

Ceremonia e ndërrimit të Komandantit të FSK-së, do të fillojë me inspektimin e njësive të FSK-së, nga komandanti i FSK-së dhe presidentja e Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button