☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,498 ▲ +0.31% ETH $1,995 ▼ -0.2% XRP $1.3328 ▼ -0.52% SOL $82.2100 ▼ -0.95%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Rregulli i ri, ja si do të zgjidhen anëtarët e Gjykatës së Lartë

Një nismë ligjore e maxhorancës për të ndryshuar ligjin “Për Gjykatën e Lartë”, synon të zhbllokojë situatën e emërimit të gjyqtarëve në këtë gjykatë, e mbetur pezull prej një viti.
Gjykata-e-Larte2Rrëzimi i njëpasnjëshëm nga Kuvendi i kandidaturave të propozuara nga Presidenti, është pasuar tashmë me hartimin e një pr/ligji, i inicuar nga katër deputetë të shumicës, të cilët sugjerojnë ngritjen e një trupe këshillimore pranë Presidentit të Republikës, që do të quhet Këshilli për Emërimet në Gjykatën e Lartë.
Ky Këshill rekomandohet të ketë në përbërjen e tij kryetarin e Gjykatës së Lartë, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ministrin e Drejtësisë, prokurorin e përgjithshëm, nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kryetarin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe një anëtar të Gjykatës së Lartë.
Ndryshimet ligjore propozojnë që kjo strukturë do të bëjë vlerësimin e kandidaturave dhe në bazë të raportit të saj, presidenti do të jetë ai që do të bëjë përzgjedhjen.
Sipas nismëtarëve, qëllimi i ngritjes së kësaj trupe këshillimore pranë presidentit, me 7 anëtarë, përfaqësues të gjyqësorit, është të ulë ndikimin eventual politik në procesin e dekretimit të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Deri tani, maxhoranca e majtë i ka rrëzuar presidentit çdo dekret për emërimet në Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar procesin jotransparent dhe shumë subjektiv, gjë që ka çuar në mbajtjen vakante të tre vendeve në këtë institucion.
Ligji “Për Gjykatën e Lartë” është ndryshuar për herë të fundit më 30 maj 2013 kur në pushtet ishte Partia Demokratike. Miratimi i tij në atë kohë ishte një nga tre kushtet e vendosura nga Brukseli, që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.