Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.65 ▲0.8%
ARI 4,790 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,091 ▲ +1.6% ETH $2,196 ▲ +0.7% XRP $1.3433 ▲ +0.85% SOL $83.3200 ▲ +1.49%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.65 ▲0.8 % ARI 4,790 ▼0.57 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.65 ▲0.8 % ARI 4,790 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Rreth 60% e Aleppos është rimarrë nga Qeveria

Rreth 2/3 e zonave të pushtuara nga rebelët në Aleppo-n lindor, tashmë janë në duart e qeverisë siriane, që ia ka dalë të marrë edhe një tjetër rajon.

Sipas raportimeve, rajoni i Tariq al-Bab u rimor të premten, duke hapur kështu një rrugë mes zonave të kontrolluara nga qeveria dhe aeroportit të Aleppo-s.

Përgjatë këtyre tre javëve luftime mes trupave qeveritare dhe militantëve, rreth 250.000 persona vijojnë të mbeten të bllokuar në zona të rrethuara të qytetit, ndërkohë që dhjetëra mijëra të tjerë janë zhvendosur.

Kombet e Bashkuara thanë se kushtet në Aleppo- lindor janë tashmë aq të rënda, saqë ndërhyrjet mjekësore po kryhen pa anestezi.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, lufta në rajonin e Tariq al-Bab ka lënë të vdekur e ka plagosur dhjetëra persona në të dy krahët.

Gjithsesi, kjo fitore do të thotë se 60% të zonave të kontrolluara më parë nga rebelët, janë tashmë në duart e qeverisë.

Sidoqoftë, bombardimet me artileri ende kanë vijuar përgjatë natës dhe mijëra persona janë detyruar të arratisen në zona fqinje teksa luftimi intensifikohej.

Sipas Kombeve të Bashkuara, zonat e rrethuara të qytetit rrezikojnë të kthehen në varreza gjigande. Më herët, Rusia, e cila ka mbështetur qeverinë e presidentit Bashar al-Assad, u shpreh e gatshme të diskutonte hapjen e katër korridoreve të sigurta për ndihmat humanitare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.