🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.89 ▲3.13%
ARI 4,355 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,748 ▲ +4.59% ETH $2,146 ▲ +5.07% XRP $1.4228 ▲ +3.24% SOL $91.1400 ▲ +6.16%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.89 ▲3.13 % ARI 4,355 ▼1.18 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.89 ▲3.13 % ARI 4,355 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Rrethohet Ambasada e Rusisë, policia shton masat e sigurisë

Pavarësisht se nuk kishte një kërcënim konkret për Ambasadën e Rusisë në Tiranë, policia shqiptare shtoi forcat e sigurisë rreth e qark godinës së selisë diplomatike, pak minuta pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi.

Në planin e masave, forcat e sigurisë dhe shërbimet e përforcuara u vendosën edhe në ambasadat e tjera në kryeqytet, kryesisht ato të vendeve të BE-së.

Burimet zyrtare të policisë shqiptare bënë të ditura se nuk ka asnjë sinjal, që Ambasada ruse në Tiranë mund të jetë një objekt sulmi, por gjithsesi lëvizjet dhe daljet publike të ambasadorit do të monitorohen.

Kjo, sipas policisë është një procedurë standarde e ndjekur nga vende të tjera të BE-së, procedura të cilat edhe Shqipëria ka filluar t’i zbatojë pas çdo atentati terrorist në Europë.

“Drejtoria e Policisë së Shtetit ka analizuar nëpërmjet strukturave të saj të shërbimeve sekrete, por edhe të sigurisë fizike, të gjithë situatën në vendet e rajonit dhe ngjarjet e fundit që kanë ndodhur. Por në situatën kur flasim, theks të veçantë ka marrë sidomos ruajtja e objekteve të rëndësishme shtetërore, të ambasadave apo përfaqësive diplomatike, të rezidencave të tyre, të depove të ujit, si dhe të depove në të cilat ruhen sende të rrezikshme”, tha Albert Dervishaj, shef i Sektorit të Rendit në Policinë e Shtetit.

Sektori i policisë kundër akteve terroriste ka përcjellë dhe ka marrë informacione për të monituar situatën, por asnjë nga këto informacione nuk bën me dije plane për akte terroriste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.