Rrëzohet gjatë stërvitjes helikopteri ushtarak në Turqi, ministria jep detajet e para (VIDEO)
Një helikopter ushtarak i tipit AS-532 është rrëzuar pasditen e së martës në provincën e Eskisehirit, në Turqi, gjatë një fluturimi stërvitor.
Sipas një njoftimi të Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në vendngjarje janë lokalizuar rrënojat e helikopterit, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Në zonë janë angazhuar disa ekipe të emergjencës dhe të shpëtimit.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se helikopteri i Forcave Ajrore Turke ishte ngritur nga Eskisehiri për qëllime stërvitore, por pësoi aksident gjatë fluturimit. Deri në momentin e raportimit, autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi gjendjen e personave që ndodheshin në bord apo shkaqet e rrëzimit.
Helikopteri AS-532 Cougar është një mjet ushtarak me dy motorë, i përdorur për transportin e personelit, evakuimin mjekësor dhe misionet e kërkim-shpëtimit. Ai mund të transportojë nga 20 deri në 29 ushtarë të pajisur plotësisht, në varësi të kushteve të fluturimit.
Ky është aksidenti i dytë me një helikopter ushtarak në Turqi brenda pak javësh. Më 12 nëntor, një helikopter i tipit S-70 u rrëzua në provincën e Malatyas, duke shkaktuar vdekjen e katër ushtarëve. Shkaku i atij aksidenti ende nuk është përcaktuar.
#SONDAKİKA Eskişehir’in Tepebaşı ilçesinde askeri helikopterin düştüğü bölgede ekiplerin çalışmaları sürüyor. https://t.co/jQEdrNTfAy



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.