Ekonomia

Rriten tarifat e tokës në Tiranë dhe Durrës

Zbardhet harta e çmimeve të kripura. Durrësi e Shkodra më shtrenjtë, më lirë trojet në Sarandë dhe në Vlorë

Nga Zamir Alushi

Layout1Qeveria i shtrenjton tarifat e pronave të paluajtshme në Tiranë dhe i ul në rrethet periferike. Kjo është harta e çmimeve më të shtrenjta për trojet në qytetin e Tiranës dhe në përgjithësi në të gjitha rajonet në periferi të kryeqytetit që janë të mbushura me parcela në pritje të legalizimit. Ata që do të përfitojnë janë shteti dhe ish-pronarët, por qytetari që legalizon do t’i bëjë llogaritë me një çmim të kripur. Në mbledhjen e qeverisë, ditën e mërkurë, përmes miratimit të projektvendimit “Për miratimin e vlerës së pronës për secilin qark të Republikës së Shqipërisë”, mundësohet ripërcaktimi i vlerës së pronës sipas çmimit të sotëm të tregut. “Garantohet në këtë mënyrë e drejta e ish-pronarëve për kompensimin e tyre sipas çmimit të tregut”, deklaroi dje zyra e shtypit e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço. “Bazuar në treguesit e ndryshimeve periodike në ekonomi, vendimi nr. 458/2012, duhet të ndryshojë çdo vit, me qëllim reflektimin e vlerave reale të tregut të pasurive të paluajtshme”, paralajmëron Ministria e Drejtësisë. Sipas njoftimit, janë përdorur të dhënat e ZRPP-ve, ku pasqyrohen çmimet e kontratave të shitjes, numri i të cilave ishte i mjaftueshëm për përpunimin e vlerës së pasurisë. “Çmimet e propozuara dhe metodologjia e zbatuar sigurojnë saktësi të ngjashme me atë të sistemeve të automatizuara”, thuhet në këtë njoftim.

Zonat në legalizim në Tiranë

Vora, Kamza, Ndroqi, Marikaj, Priska, Kashari, Mëzezi, Petrela, Vaqarri, Yrsheku, Yzberishi, Zall-Herri, Rrogozhina, Kavaja dhe rajone të tjera të Qarkut të Tiranës, janë vlerësuar nga qeveria me çmime në rritje. Këtu është përqendruar edhe shumica e popullsisë që legalizon banesa dhe objekte të tjera informale. Kështu, dy zonat kadastrale të Vorës nga 3286 lekë/m² dhe 2000 lekë m², çmimi rritet në 4242 lekë/m². I njëjti çmim vendoset edhe për Kamzën, e cila në dy kategoritë e saj ka pasur tarifën 3819 dhe 2824 lekë/m². Në Prezë, nga 665 l44 lekë/m² që ishte, bëhet 2385 lekë/m², tarifa për Ndroqin, nga 745 lekë/m² kërcen në 2560 lekë/m², Paskuqani dhe Babrruja kanë një ulje të vogël respektivisht, trualli aty tashmë vlen 3560 lekë/m² dhe 3283 lekë/m² nga 3871 dhe 4341 lekë/m² që ishte në vitin 2013. Një zbritje të vogël ka çmimi edhe në Sauk, ku tarifa është 3283 lekë/m² nga 4371 që ishte deri dje. Një rritje të madhe ka trualli në Pezë, me sa duket me ardhjen në pushtet e majta e ka rivlerësuar tokën e fshatit të Konferencës së Pezës. Peza nga 683 lekë/m² është rritur në vlerën 3560 lekë. Edhe toka në Dajt kushton tashmë më shtrenjtë, në Lanabregas dhe në Linzë, toka truall vlerësohet rreth 30% për shumë. Vaqarri e ka tashmë çmimin e referencës 3560 lekë/m² nga 745 lekë/m² që vlerësohej vitin e kaluar. Kashari nga 3397 lekë/m² është rritur në 4242 lekë/m², në të njëjtën vlerë është rritur edhe Yrshek dhe Yzberish. Rritjen më të madhe e ka Zall-Herri, nga 692 lekë/m² shkon në 2766 lekë/m². Por edhe Petrela, ku është zhvendosur për banim një pjesë e elitës politike dhe të artit, ka një rritje të konsiderueshme të çmimit nga 1927 lekë m² në 3560 lekë/m².

Tirana, super e shtrenjta, mbi 57 mijë lekë/m²

Çmimet më të shtrenjta të tokës truall janë në qytetin e Tiranës. Vlerat janë rritur në shumicën e zonave mbi 30 për qind. Rritjet më të mëdha i korrespondojnë qendrës brenda Unazës së vogël, ku vlerat janë katër e pesëfishuar, por edhe në periferi, si në Selitë, Don Bosko, ish-Fusha e Aviacionit, çmimet gati janë dyfishuar. Më poshtë po japim vlerat sa ishin këto tarifa sipas vendimit të qeverisë të vitit 2013, dhe sa bëhen me miratimin e hartës së re në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dy ditë në parë.

Zona       vlera      për m²

kadastrale

ishte      bëhet

8110       8575       10556

8120       21077      23955

8130       13500      21299

8140       26125      23955

8150       12000      57126

8160       12000      57126

8170       14324      23955

8180       30059      30059

8190       33615      36187

8210       30060      38359

8220       20835      20853

8230       11870      10556

8240       11870      10556

8250       31048      23955

8260       22493      22493

8270       12000      57126

8280       30376      23955

8310       24019      23955

8320       9274       10556

8330       26137      35763

8340       23217      23955

8350       12000      57126

8360       12000      57126

8370       12000      57126

8380       12000      57126

Bregdeti, ja sa kushtojnë trojet

Në Durrës, në rajonet ku ka parcela masive për legalizim, si zona e Kënetës dhe Porto-Romano, vlerat e caktuara janë 3119 lekë/m² dhe 6385 lekë/m². Disi më të larta se në rrethinat e kryeqytetit. Në rritje janë edhe çmimet brenda në qytet, të cilat variojnë sipas zonave, nga 16619 lekë/m² në 19336 lekë/m². Saranda është vlerësuar me ulje. Nga 12 193 lekë/m² tarifa tani është 10777 lekë/m². Edhe në Vlorë janë vënë tarifa më të ulëta, nga 6619 lekë/m² deri në 8330 lekë/m². Ndërsa Shkodra është vendosur në zonat me rritje të vlerës së truallit. Sipas zonave, vlera më e vogël tashmë është 8500 lekë/m² nga 8229 lekë/m² që ishte deri dje. Ndërsa vlera më e lartë shkon në qendër me 9900 lekë/m². Vlera të larta kanë marrë edhe disa fshatra të bregdetit të Durrësit, si Hamallaj, me 1083 lekë/m², Katund i Ri, 1873 lekë/m², Rinia 2166 lekë/m², Rrashbull 1906 lekë/m², Shkallnur 2166 lekë/m², Shën Vlosh 1970 lekë/m².

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button