🌫️
Tiranë 5°C · Mjegull 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.31 ▲3.74%
ARI 5,023 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,890 ▼ -0.93% ETH $2,095 ▼ -1.31% XRP $1.4019 ▼ -0.69% SOL $88.2800 ▼ -2.15%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rritet frikshëm paraja jashtë bankave

Teksa interesat e kursimeve kanë rënë në nivele të papërfillshme, individët duket se po priren të gjejnë alternativa të tjera investimi, përfshirë dhe jashtë sistemit.

1429362636bnkatttTë dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në shkurt paraja jashtë bankave u rrit me 11.8 për qind në terma vjetorë, duke shënuar një nga kërcimet më të forta të viteve të fundit.

Sipas Bankës, në fund të shkurtit, paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar arriti në 217.3 miliardë lekë nga 194.2 miliardë që ishte në shkurt të vitit të kaluar. Kjo do të thotë se në një vit paraja KESH në ekonomi u rrit me 23 miliardë lekë ose gati 200 milionë dollarë.

Edhe pse në nivele të larta, paraja jashtë bankave ka qenë e stabilizuar për disa vjet me radhë. Por dy vitet e fundit ajo po rritet sërish, madje me ritme të vrullshme. Ekspertët mendojnë se fenomeni është nxitur nga ulja e ndjeshme e interesit të depozitave në banka.

Sipas të dhënave zyrtare, për depozitat me afat njëvjeçar normat e interesit kanë rënë me gati 4 herë në dy vitet e fundit duke cekur nivelin 1.5 për qind.

Disa ekonomistë besojnë se  rritja e fortë e parasë jashtë bankave mund të sinjalizojë një tjetër fenomen shqetësues, atë të huadhënies informale. Një sërë vëzhgimesh të Bankës së Shqipërisë kanë konfirmuar se në Shqipëri ekziston dhe një treg financiar informal, ku biznese apo individë në pamundësi për të siguruar kredi nga bankat, shkëmbejne financime jashtë sistemit.

Ky është një fenomen që ka lulëzuar vecanërisht tre vitet e fundit kur ekonomia u përball me ngadalësimin dramatik të kredisë. Një fenomen, i cili sipas ekspertëve mund të ketë shërbyer si amortizator për të kompesuar politikën shtrënguese të bankave, por që qartazi rrit rreziqet për ekonominë dhe sistemin financiar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.