Kosova

Rritet presioni ndërkombëtar, Gjykata Speciale votohet më 21 maj!

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare më datë 21 maj, ku do të votojë për themelimin e Gjykatës Speciale. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime ndërkombëtare. Sipas këtyre burimeve, ditëve të fundit është shtuar presioni ndërkombëtar, sidomos ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, ku disa deputetë të saj kanë paralajmëruar votën kundër.

“Presioni më i madh është duke shkuar në drejtim të Partisë Demokratike të Kosovës. Paralajmërimi i opozitës së do të votoj kundër, ka bërë që i tërë presioni të bie mbi PDK-në, e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, posaçërisht pas paralajmërimit të disa deputetëve se do të votojnë kundër”, tha ky burim.

Gjithnjë sipas burimeve ndërkombëtare, Gjykata Speciale do të kalojë në Kuvend, edhe pse me shumë vështirësi.

“Me 82 ose 83 vota do të votohet themelimi i Gjykatës Speciale”, tha ky burim.

Ndërkohë, për të kaluar Gjykata Speciale, ky projektligj duhet të marrë 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, apo hiq më pak se 81 vota, nga 120 sa i ka gjithsejtë Kuvendi i Kosovës.

Votën kundër pos opozitës e ka paralajmëruar edhe deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, Ganimete Musliu, e Nait Hasani.

Ndërkaq, në medie është raportuar se kundër mund të votojnë edhe Azem Syla e Rrustem Mustafa, mirëpo që asnjëri prej tyre nuk e ka deklaruar këtë publikisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button