☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,491 ▼ -0.71% ETH $1,999 ▼ -1.23% XRP $1.3211 ▼ -1.89% SOL $81.8400 ▼ -1.89%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rritja e çmimeve të sigurimit, Konkurrenca polemika me AMF-në, pas hetimit të tregut

Raporti

Zbardhen konkluzionet e Autoritetit të Konkurrencës, pse u rritën tarifat. Reagon AMF: Ja si llogariten primet

Nga Zamir Alushi

aksident-rrugorAutoriteti i Konkurrencës (AK) dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) përplasen për çmimet e kompanive të sigurimit. Në vendimin e fundit të AK-së ku radhiten konkluzionet e hetimit të thelluar mbi tregun, dalin edhe arsyet pse u rritën primet e sigurimit qysh nga muaji shkurt 2014. “AMF ka miratuar çdo vit prime rreziku për sigurimin e detyrueshëm motorik në nivel tregu, pavarësisht propozimeve të herëpashershme të Autoritetit të Konkurrencës për të individualizuar primet e rrezikut sipas karakteristikave të shoqërive të sigurimit dhe raportit dëme-prime”, konkludon AK, e cila ka këmbëngulur edhe për zbatimin me shpejtësi të sistemit Bonus Malus.

Konflikti mes dy institucioneve

Vendimi

Në përfundim të hetimit të thelluar AK vendosi t’i rekomandojë AMF-së: a)Të bëjë të zbatueshëm parashikimin ligjor për trajtimin e dëmit nga siguruesi i drejtpërdrejtë; b) Të miratojë tabela të individualizuara të primit të riskut mbështetur në analizën e riskut sipas portofolit të shoqërive të sigurimit, karakteristikave të produkteve dhe strukturës së sigurimeve për çdo shoqëri sigurimi; c) Të informojë AK-në mbi vënien në funksionim të projektit Bonus-Malus deri në realizimin e plotë të projektit për individualizimin e primit të riskut sipas historikut të dëmeve të të siguruarit, moshës së drejtuesit të automjeteve, vendbanimi dhe fuqia motorike e automjetit etj. d) Të publikojë raportin dhe të dhënat financiare të shoqërive të sigurimit për të mundësuar konkurrencën e ndershme në tregun e sigurimeve.

Rekomandimi

AMF: Bonus Malus po testohet me kompanitë

Lidhur me rekomandimin për vendosjen e sistemit Bonus – Malus, AMF njofton se, janë përfunduar aktivitetet vendimmarrëse në bashkëpunim me shoqëritë e sigurimit dhe është vendosur ndarja e klasave për kategorizimin e riskut. Sipas AMF-së, në zbatim të rekomandimeve të Bankës Botërore janë kryer lidhjet e sistemeve me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile me qëllim marrjen e të dhënave të mjetit e të pronarit nga sistemi e në këtë mënyrë shmangien e abuzimeve gjatë hedhjes së të dhënave. Gjithashtu, sipas AMF-së, janë kryer zhvillimet përkatëse në regjistrat elektronikë të qendrës së sigurimit të detyrueshëm motorik dhe aktualisht po testohen e po kryhen zhvillimet përkatëse të sistemeve nga shoqëritë e sigurimit. “Ky sistem pritet të dalë në produksion në një fazë opsionale në datën 21/07/2014 me qëllim trajnimin e agjentëve e më pas në datë 20/08/2014 do të bëhet i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë e sigurimit”, citohet AMF në raportin e AK-së.

Tabelat

Urdhri i AK-së: AMF të mos unifikojë primet

Sipas raportit të AK-së, pavarësisht aplikimeve të individualizuara të shoqërive të sigurimit për primin e rrezikut gjatë periudhës mars 2014, AMF ka miratuar me vendimin nr. 34 datë 25.03.2014 “Për miratimin e tabelave të primit të rrezikut për përllogaritjen e provigjoneve teknike për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti”, tarifat e primit të rrezikut për të gjitha shoqëritë e sigurimit. Gjithashtu, në seancën dëgjimore të datës 23 korrik 2014 njëra nga kompanitë është ankuar se janë caktuar tarifa minimale dhe maksimale duke bllokuar sistemin e shitjeve, në rast se tentohej të shitej jashtë këtyre tarifave. Ndërkaq, Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se shoqëri të ndryshme sigurimesh kanë nivel të ndryshëm të primit të rrezikut për produktet e tyre të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.