☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.11 ▼1.45%
ARI 4,427 ▲1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,933 ▼ -2.75% ETH $2,070 ▼ -3.73% XRP $1.3706 ▼ -2.3% SOL $86.6900 ▼ -4.64%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.11 ▼1.45 % ARI 4,427 ▲1.17 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.11 ▼1.45 % ARI 4,427 ▲1.17 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rritja e konsumit për festa çon inflacionin e dhjetorit në 2.2%

Niveli i Përgjithshëm i Çmimeve në muajin dhjetor shënoi 2,2 për qind në dhjetor të 2016, niveli më i lartë që nga marsi i vitit të kaluar. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,0 %.
Rritja e konsumit për festa të fundit shihet të ketë ndikuar në këtë rritje, pasi grupi i ”Ushqime dhe Pije Alkoolikë” u rrit me 4.4 %.
Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2016 është 1,3 % nga 1,9 % që ishte në vitin 2015. Grupi “Ushqime dhe pije jo alkoolike” ka kontribuar me + 1,2 pikë përqindje, ndërsa grupi “Transporti” ka kontribuar me -0,2 pikë përqindje. Gjatë vitit 2016, rritja më e madhe është vërejtur në muajin Dhjetor me 2,2 %, ndërsa rritja më e ulët vërehet në muajin Shkurt me 0,2 %.
Sipas grupeve kryesore të shpenzimeve vërejmë se rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur në muajin Gusht në grupin “Ushqime dhe pije jo alkoolike” me 4,7 % dhe ulja me e madhe në grupin “Transporti” në muajin Prill me -5,3 %.
Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar secili me nga + 0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar respektivisht me +0,04 dhe +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar respektivisht me nga + 0,02 dhe + 0,01 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Dhjetor 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,6 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,3 %, “Argëtim e kulturë” me 2,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,3 %, dhe grupet “Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” dhe “Veshje dhe këpucë” secili me nga 0,9 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rriten me 18,5 %, pasuar nga nëngrupet “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 6,8 %, “qumësht, djath e vezë” me 4,5 %, “peshk” me 3,8 %, “fruta” me 1,9 % etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 1,4 %, pasuar nga nëngrupi “mish” me -0,6 % etj. Ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 0,8 %.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.