Bota

Rrjedhje radioaktive në aeroportin e Nju Delhit

Një rrjedhje radioaktive ndodhi sot në një terminal të aeroportit ndërkombëtar ”Indira Gandhi” të Nju Delhit, thanë zyrtarë të aerodromit, në ndërkohë që dy punonjës së aeroportit, ndoshta të kontaminuar, po mbahen nën vëzhgim në spital.

“Një ngarkesë me pajisje të mjekësisë bërthamore që mbërriti sot nga Turqia pati një çarje dhe një rrjedhje të vogël”, tha shefi i Komisionit Indian të Energjisë Bërthamore, RK Sinha.

“Niveli i radiacionit ishte i vogël dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, theksoi ai.

RK Sinha saktësoi se pajisjet do të shërbenin për mjekimin e hipertiroidizmit dhe kancerit të tiroideve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button