🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.29%
DOW 46,057 ▼0.36%
NASDAQ 22,079 ▼0.33%
NAFTA 94.10 ▼1.42%
ARI 4,644 ▼5.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,249 ▼ -1.14% ETH $2,142 ▼ -1.98% XRP $1.4452 ▼ -0.44% SOL $88.8400 ▼ -0.85%
S&P 500 6,606 ▼0.29 % DOW 46,057 ▼0.36 % NASDAQ 22,079 ▼0.33 % NAFTA 94.10 ▼1.42 % ARI 4,644 ▼5.14 % S&P 500 6,606 ▼0.29 % DOW 46,057 ▼0.36 % NASDAQ 22,079 ▼0.33 % NAFTA 94.10 ▼1.42 % ARI 4,644 ▼5.14 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rruga e Arbrit do të ndërtohet nga “China State Company”

Rruga e Arbrit do të financohet dhe ndërtohet nga “China State Company”, përmes një procedure të veçantë jashtë ligjit të koncesioneve dhe atij të partneritetit publik-privat.

download4Një projektligj i posaçëm është dërguar për shqyrtim në Kuvend dhe i akordon kontratën për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrugës drejtpërdrejt kompanisë kineze, pa konkurrim. Në relacionin e qeverisë thuhet se përjashtimi nga ligji bëhet për fillimin sa më shpejt të veprës, duke mundësuar shkurtimin e kohës së udhëtimit dhe kursimin e kostove për mjetet. Sipas relacionit, i gjithë procesi i negocimit për lidhjen e kontratës do të ndiqet nga një komision i posaçëm, i kryesuar nga Ministria e Transporteve, por me anëtarë edhe nga Ministria e Financave, ajo e Zhvillimit Ekonomik, e Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit.

Komisioni do të ketë për detyrë të shqyrtojë propozimin që kompania kineze ka paraqitur në Ministrinë e Transporteve. Në këtë propozim janë përcaktuar kushtet financiare, afati dhe të gjitha detajet e tjera të draft-kontratës, që kërkon kompania kineze. Sipas relacionit, në rast se komisioni do t’i vlerësojë këto kushte si të përshtatshme, pasi të ketë përfunduar me shqyrtimin, do të përgatisë një projekt-kontratë, e cila u dërgohet për firmosje tre ministrave: atij të Transporteve,

ministrit të Financave dhe të Zhvillimit Ekonomik. Të tre ministrat kanë të drejtë të kërkojnë nga komisioni rinegocim të kontratës, nëse kanë rezerva për termat e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.