☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.79 ▲6.68%
ARI 4,527 ▲2.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,035 ▼ -4.22% ETH $1,987 ▼ -3.57% XRP $1.3269 ▼ -2.33% SOL $82.8000 ▼ -4.02%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.79 ▲6.68 % ARI 4,527 ▲2.67 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.79 ▲6.68 % ARI 4,527 ▲2.67 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Rubla thyen një tjetër rekord dobësie përballë dollarit dhe euros

ee941-296x200Rubla ruse vazhdoi sot rënien e saj të pandalur, duke thyer një rekord të ri dobësie përballë dollarit dhe euros, e goditur nga ulja e çmimit të naftës dhe nga sanksionet ekonomike të vendosura nga Perëndimorët ndaj Rusisë.

Këmbimi valutor i monedhës ruse sot u regjistrua në 64,5 rubla për një euro dhe 51,84 rubla për një dollar.

Monedha ruse, që rifilloi rënien e saj në fund të tetorit, humbi më shumë se një të tretën e vlerës në një vit, e tërhequr gjithnjë e më poshtë nga sanksionet ekonomike të dekretuara nga Perëndimorët për shkak të rolit të Moskës në krizën ukrainase dhe nga rënia e çmimit të naftës, ku shteti rus nxjerr një të tretën e të ardhurave të veta.

Vendimi i marrë nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) që të mbajnë nivelin e prodhimit në 30 milionë fuçi në ditë për gjashtë muajt e ardhshëm rifilloi rënien e rublës.

Autoritetet ruse rinë të qeta dhe japin garanci, presidenti Vladimir Putin theksoi se “nuk sheh asgjë të veçante në vendimin e OPEC-ut”.

“Dimri po afron, dhe jam i sigurt se në tremujorin e parë, afër mesit të vitit, tregu do të riekuilibrohet.”, garantoi ai.

Ndërsa Banka Qendrore Ruse, që kishte vendosur në fund të nëntorit që të lërë rublën të lundrojë e lirë, njoftoi të premten se është gati të rifillojë nëse është e nevojshme ndërhyrje të rregullta me qëllim reduktimin e zhvlerësimit të monedhës.

Për momentin, sipas një sondazhi të publikuar nga qendra e pavarur “Levada”, popullsia ruse po fillon të shqetësohet nga degradimi i ekonomisë ruse, horizonti i së cilës duket i vrenjtur me një rritje ekonomike afër zeros në fillim të vitit 2015 sipas Bankës Qendrore.

Një e katërta e rusëve të pyetur shprehen të shqetësuar nga rënia e çmimit të naftës ndërkohë që 80 për qind e Rusisë shqetësohet nga inflacioni, që tejkaloi tetë për qind për shkak të dobësimit të rublës dhe të embargos të vendosur nga Moska në shumicën e prodhimeve ushqimore perëndimore si përgjigje ndaj sanksioneve të vëna nga Perëndimorët për çështjen ukrainase.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.