Politika

Ruçi: Vetëm në Shqipëri ndodh që opozita kërkon pushtet në tavolinë

Shifrat janë shqetësuese: gjithnjë e më shumë gazetarë në botë po pengohen në punën e tyre, e në rastet edhe më të këqija kërcënohen, burgosen dhe vriten. Përkundër të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare, qeveritë e vendeve si Egjipti apo Burundi tregohen gjithnjë e më të ashpra ndaj gazetarëve.

Gazetarët në Turqi po u nënshtrohen një vale të pashembullt të raprezalieve. Pas përpjekjes për puç në verën e vitit të kaluar dhe gjendja e tyre është keqësuar në mënyrë dramatike. Mbi 150 gazetarë janë në burg, ndër ta edhe gjermano-turku Deniz Yücel. Në vendet e prekura nga lufta, si Siria, Afganistani, Iraku apo Jemeni, rrezikohet edhe jeta e gazetarëve. Rreziqet vijnë nga të gjitha anët. Në këto kushte fiton edhe më shumë në peshë roli i mediave që punojnë në shumë gjuhë të ndryshme dhe përpiqen të furnizojnë me informacione këto tregje që vuajnë nga cenzura.

Retorika armiqësore ndaj mediave

Këtu kemi edhe një zhvillim tjetër që na alarmon. Në raportin më të ri të “Reporterëve pa Kufij” thuhet se liria e shtypit është nën presion edhe në vendet me një traditë të gjatë demokratike. Retorika armiqësore ndaj mediave duket se është bërë praktikë në vendet si SHBA apo Polonia, ku me këtë retorikë të politikanëve hapet rruga për ligje që shtojnë kufizimet, shtohen përgjimet e shërbimeve sekrete apo kërcënohet jeta e njerëzve që japin informata.

Këtu shquhet në radhë të parë Presidenti Donald Trump, i cili brenda disa muajsh të fushatës elektorale ka diskredituar raportimet e disa mediave serioze. Ndërsa vetë ai duke i falënderuar mesazheve të pakontrolluara dhe të pafiltruara në Twitter arrin ditë dhe natë me miliona njerëz. Jo rrallë ai përhap thjesht gënjeshtra, ndërsa raportimet serioze rregullisht i quan informacione të gabuara dhe qëllimkëqija. Në veçanti nëse ato kanë tone kritike ndaj vetë Presidentit dhe politikës së tij. Ky stil pëlqehet jo vetëm nga mbështetësit e tij, por edhe nga kritikët, të cilët thonë se shtypi prej kohësh nuk është i lirë – për shkak të parave të mëdha që investohen në media, apo për shkak të faktorëve të tjerë.

Humbja e besimit

Kjo nuk vlen vetëm për SHBA-në. Vlerësimi i punës së gazetarëve në vendet si Polonia, Franca, Holanda, por edhe Gjermani ka rënë në një nivel të ulët si rrallë herë më parë. Për shkak të mundësive të reja në internet, kemi një zhvillim të ri, i cili cënon edhe lirinë e shtypit – cënohet humbja e besimit.

Nëse nuk u besohet gazetarëve profesionistë, të cilët respektojnë kriteret elementare etike, njerëzit me interesa specifike e kanë shumë më të lehtë që të marrin kontrollin ndaj diskursit publik në rrjetet sociale. Përmes informacioneve të gabuara, përhapjes së teorive të komplotit, apo mobingut në internet, të cilat vërehen shpesh në këto sulme. Ndaj tyre e kanë të vështirë të mbrohen edhe formatet e etabluara të mediave, sepse ato humbin relevancën e tyre në përballjen publike me këto fenomene.

Demokracia e rrezikuar

Këto fenomene janë për demokracinë tepër të rrezikshme dhe aspak të thjeshta. Përgjegjësit e mediave mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për këto zhvillime, sepse me pretendimet se vetëm ata e thonë të vërtetën, njerëzit si Donald Trump e kanë edhe më lehtë.

Mediat serioze mund të rifitojnë vlerën e dikurshme vetëm nëse dëgjojnë me vëmendje të tjerët, në radhë të parë ata që mendojnë ndryshe, që dyshojnë dhe janë të shqetësuar se nuk po kuptohen seriozisht nga populistët që ofrojnë përgjigje të thjeshta. Përfaqësuesit e mediave duhet të shpjegojnë gjërat, por jo edhe të japin definicione morale – se çfarë është e mirë e çfarë jo. Ne në Gjermani kemi të paktën një sistem juridik, i cili e përcakton në mënyrë shumë të mirë se çfarë mund të thuhet e çfarë jo!

Related Articles

Nje koment

  1. E lexova dy here kete artikull por nuk munda te gjej nje lidhje me titullin e tij apo me mire te themi me kete pretendim te Zotit Ruci (nqs eshte i vertete).
    Nese Kjo thenie eshte e vertete mesa kam kuptuar une nga kjo qe po ndodh ne tirane opozita nuk po kerkon te marri pushtetin ne tavoline por ne zgjedhje te barazpeshuara me positen.

    Ajo kerkon qe te behen zgjedhjet e lira e te padiktuara nga pushteti i sotem duke i hapur me pare rrugen nje qeverie teknike qe do te organizoje me mandat te qarte zgjedhjet e reja.

    Kjo do te sherbente per te siguruar se zgjedhesit e te gjitha forcave politike nuk do te ndikohen nga presionet fizike e psiqike ne ushtrimin e te drejtes se tyre kushtetuese per te percaktuar forcen politike qe do te ushtronte pushtetin ne sherbim te popullit per 4-vitet e ardhsheme.

    Dikush nga ne ka lajthitur ketu apo jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button