☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,385 ▼ -0.44% ETH $1,996 ▼ -0.77% XRP $1.3213 ▼ -1.53% SOL $81.5900 ▼ -1.32%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Rusi, partitë e opozitës do të bashkohen

Partia politike ruse e themeluar nga Boris Nemtsov, i vrarë para pak kohësh në Moskë, pritet të bashkojë forcat me një parti tjetër të opozitës në prag të zgjedhjeve të vitit 2016.

1429340492opozita-rusiRPR-Parnas do të ndajnë një platformë të përbashkët me Partinë Progresiste të themeluar nga aktivisti i opozitës Alexei Navalny.

Opozita politike ruse në vitet e fundit është dëmtuar nga rivaliteti, që ka dobësuar kapacitetet e saj për t’u përballur me mazhorancën e drejtuar nga Vladimir Putin.

Dikur zv.kryeministër, Nemtsov u vra me armë zjarri në Moskë në muajin shkurt, në një rrugë fare pranë dyerve të Kremlinit.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp të shpërndarë të premten, dy partitë u bënë thirrje figurave të opozitës që të konsolidojnë një platformë të përbashkët “kundër gënjeshtrave, korrupsionit dhe agresionit”.

Mikhail Kasyanov, bashkëkryetar i RPR-Parnas dhe ish-kryeministër, deklaroi se partitë do të formojnë një aleancë dhe nuk do të shkrihen me njëra-tjetrën.

Kasyanov më vonë njoftoi se në aleancë kishte aderuar një parti e tretë, Zgjedhja Demokratike, e udhëhequr nga një ish-ministër i Energjitikës, raporton agjencia e lajmeve “Interfax”.

“Ne presim që lëvizja jonë e përbashkët të vazhdojë dhe që parti të tjera të opozitës të bashkohen me ne”, deklaroi Kasyanov.

Partitë në fjalë deklaruan se do të garojnë së bashku në zgjedhjet vendore të vitit 2015, përpara atyre parlamentare që do të mbahen një vit më vonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.