Bota

Rusia e gatshme të japë ndihmë të plotë për hetimin e rrëzimit të avionit MH17

rusiokb-avion1Rusia u shpreh e gatshme të japë ndihmë të plotë për hetimin mbi rrëzimin e avionit MH17 në lindje të UkraInës duke përfshirë dhe dërgimin e ekspertëve dhe përshëndeti rezolutën e OKB-së që kërkon një akses të plotë në zonën e katastrofës.
“Rusia është e gatshme të japë ndihmë të plotë në hetim duke përfshirë dhe mobilizimin e specialistëve të duhur”, theksoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë.
“Ne mendojmë se një katastrofë e tillë duhet të zbardhet me pjesëmarrjen e Organizatës Ndërkombëtare të aviacionit civil që varet nga OKB”, shtoi ministria.
Moska ka përshëndetur gjithashtu rezolutën e marrë nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe Rusia, që dënon sulmin ndaj avionit MH17 dhe kërkon një akses të lirë dhe të sigurt në zonën e rrëzimit të avionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button