Ekonomia

Rusia, embargo mallrave nga Shqipëria

Dyshime për eksport të mallrave bujqësore nga BE. Në listë edhe Mali i Zi e Maqedonia

Rusia doganaRusia deklaroi të martën se ka ndaluar importet e mishit nga Mali i Zi dhe paralajmëroi se kjo mund të imponojnë ndalime të ngjashme ushqimore mbi produktet nga Shqipëria dhe Maqedonia, në përpjekje për të mbyllur plotësisht shtigjet për produktet ushqimore nga Bashkimi Europian. Një javë më parë, Ministria e Bujqësisë e Federatës së Rusisë bëri të ditur se u ka kërkuar tregtarëve shqiptarë të kajsive të dorëzojnë certifikatat e origjinës së mallit, pasi dyshonin se ata kishin rieksportuar mall nga vendet e BE-së. Sipas autoriteteve ruse importet e kajsive nga Shqipëria u rritën menjëherë me katër herë. Ky veprim vjen një ditë pasi Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në kontekstin e konfliktit në Ukrainën Lindore, paralajmëroi Rusinë të mos ndërhyjë në Ballkanin Perëndimor. Monitoruesi rus i produkteve bujqësore, Rosselkhoznadzor, tha se ndalimet ishin të nevojshme për të parandaluar anashkalimin e embargos së Moskës ndaj ushqimit nga vendet e BE-së përmes këtyre vendeve. Drejtori i Drejtorisë së Mbikëqyrjes, Sergei Dankvert, akuzoi Malin e Zi se kishte lejuar dërgesat e mishit të BE-së me certifikata të rreme nga ish-republika jugosllave. “Ne jemi duke imponuar kufizime, sepse ne nuk u besojnë autoriteteve veterinare malazeze”, u citua të ketë thënë Dankvert nga agjencia e lajmeve Interfax. Dankvert tha gjithashtu se Shqipëria dhe Maqedonia do të përballen me ndalime të ngjashme në qoftë se të dyja vendet nuk hedhin poshtë dyshime për certifikatat e tyre deri në 24 nëntor. “Ka një shkallë të lartë të sigurisë që dërgesat e ushqimit të paligjshme me certifikata të falsifikuara nga këto vende të mos lejohen të kalojnë”, citohet të ketë thënë Dankvert. Rusia në gusht vendosi embargo mbi shumicën e produkteve ushqimore nga Bashkimi Europian dhe një sërë vendesh të tjera perëndimore. Embargoja erdhi si hakmarrje për sanksionet perëndimore kundër Rusisë që u ndëshkua për rolin e saj në konfliktin në Ukrainë. Merkel të hënën e akuzoi Rusinë për trajtimin e fqinjëve të saj europianë thjesht si sferë influence dhe paralajmëroi se konflikti midis BE dhe Rusisë është edhe për Serbinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kriza në Ukrainë u shkaktua nga protestat masive antiqeveritare që shpërthyen pasi udhëheqja e vjetër ukrainase shtyu një marrëveshje të rëndësishme tregtare me BE-në nën presionin e bërë nga Moska. Presidenti Vladimir Putin ka argumentuar se marrëveshja e Ukrainës me BE-në do të dëmtonte ekonominë ruse. Ai gjithashtu ka shpjeguar vendimin e tij për të dërguar trupat në Krime dhe për të përfshirë gadishullin ukrainas në Rusi, me  rrezikun se Ukraina mund të bashkohet me NATO-n. Putin mori pjesë në një paradë ushtarake në Serbi muajin e kaluar, duke ngritur dyshime për ambiciet e anëtarësimit të këtij vendi në BE. Ndërkaq, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia kanë aplikuar të gjithë për anëtarësim në BE dhe NATO. Shqipëria iu bashkua NATO-s në 2009.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button