☁️
Tiranë 12°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,677 ▼0.58%
DOW 46,543 ▼0.96%
NASDAQ 22,348 ▼0.59%
NAFTA 97.22 ▲1.77%
ARI 4,867 ▼2.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,250 ▼ -3.75% ETH $2,182 ▼ -5.9% XRP $1.4417 ▼ -4.79% SOL $88.9500 ▼ -5.33%
S&P 500 6,677 ▼0.58 % DOW 46,543 ▼0.96 % NASDAQ 22,348 ▼0.59 % NAFTA 97.22 ▲1.77 % ARI 4,867 ▼2.82 % S&P 500 6,677 ▼0.58 % DOW 46,543 ▼0.96 % NASDAQ 22,348 ▼0.59 % NAFTA 97.22 ▲1.77 % ARI 4,867 ▼2.82 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Rusia flet për ndikimet e huaja që po trazojnë Maqedoninë

Duke dhënë një tjetër shenjë të shtimit të interesit të saj në Ballkan, Rusia reagoi përmes ministrisë së saj të Jashtme mbi ambasadorin amerikan në Shkup, Jess Baily.

Moska foli për ndikime të huaja që po përkeqësojnë, siç thotë ajo, gjendjen në Maqedoni. Autoritetet ruse pretendojnë se Perëndimi kërkon të largojë politikanët që nuk i përshtaten, edhe pse kjo bie ndesh me vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare të Maqedonisë.

Zëri i Amerikës sqaron se ankesat e VMRO-DPMNE-së ndaj përfaqësuesit të lartë të shtetit amerikan nuk gjejnë jehonë tek parti të tjera apo aktivistët në Shkup.

Një grup intelektualësh, profesorë universitarë, ish-diplomatë e të tjerë, përmes një letre të hapur i kanë dalë në mbështetje ambasadës amerikane dhe përfaqësisë së Bashkimit Europian.

Pushteti aktual, sipas tyre, po kërkon armiq tek SHBA-ja dhe BE-ja. Është e qartë, shkruajnë ata, se Maqedonia nuk ka probleme nga mosmarrëveshje ideologjike, e majta me të djathtën, siç pretendon ta paraqesë pushteti, por probleme të natyrës kriminale, përkatësisht beteja për të kapërcyer sundimin e së drejtës dhe vënien në jetë të përgjegjësisë penale të politikanëve të inkriminuar.

Një ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu mbështetjen e tij për ambasadorin Baily dhe punën e bërë prej tij në bashkëpunim me autoritetet e atjeshme dhe shoqërinë për realizimin e reformave që do të ndihmojnë integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.

Stuhinë kundër ambasadorit e ngriti VMRO-DPMNE, e cila para pak ditësh i kërkoi sqarime misionit diplomatik amerikan lidhur me një shkresë që vinte nga ambasada në mbështetje të përpjekjeve për formimin e një koalicioni të gjerë qeveritar. Sipas VMRO-së, Baily po ndërhynte në punët e brendshme të vendit. Partia e Nikolla Gruevskit hodhi edhe dyshime se ai mund të ketë qenë duke vepruar pa mbështetjen e administratës së re në Uashington.

Gjashtë ligjvënës amerikanë i kërkuan Baily-t përgjigje ndaj këtyre akuzave të ngritura kundër tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.