Rusia godet dy ndërmarrje në Chernihiv, një i vrarë dhe 18 të plagosur
Forcat ruse goditën të premten dy ndërmarrje private në Chernihiv, në veri të Ukrainës, duke vrarë një person dhe plagosur 18 të tjerë, siç njofton Ukrinform duke cituar shërbimin e shtypit të Këshillit Bashkiak të Chernihivit.

Kreu i Administratës Ushtarake të qytetit, Dmytro Bryzhynskyi, njoftoi më herët se ushtria ruse kishte sulmuar dy ndërmarrje në qytet. Sipas tij, nga sulmi një person u vra, dy të plagosur u dërguan në spital dhe dy të tjerë morën ndihmë mjekësore urgjente në vend.
Bryzhynskyi tha se njëra nga ndërmarrjet pësoi shkatërrime dhe, paraprakisht, nën rrënoja mund të ndodhen njerëz. Ai shtoi se në veri të qytetit armiku goditi edhe një terminal të kompanisë postare “Nova Poshta”.
Bilanci u përditësua gjatë pasdites: Këshilli Bashkiak i Chernihivit njoftoi se numri i të plagosurve nga goditja armike kishte arritur në 18, ndërsa ekipet mjekësore dhe të shpëtimit vazhdonin punën në vendngjarje.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.