Politika

Vettingu i politikanëve, Basha: Javën e ardhshme paraqesim nenet kundër oligarkisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot, në një komunikim për mediet se “javën e ardhshme ne do të përparojmë me projektligjin e formuluar prej kohësh për të përfshirë në kuadrin ligjor antimafia, edhe nene kundër oligarkisë”.

I pyetur nëse PD është gati për zgjedhje të pjesshme lokale, Basha tha se “së pari të presim vendimet dhe zbardhjen e tyre”.

“Pa diskutim që atentati antidemokratik i “30 qershorit” është pjesë e skemës së shkatërrimit të demokracisë nga regjimi në fuqi dhe objektivi kryesor i Partisë Demokratike është të rikthejë Shqipërinë në një vend demokratik nga një regjim autokratik në të cilin është kthyer nën sundimin e Edi Ramës”, shtoi ai.

Po ashtu, Basha u përgjigj edhe pyetjes nëse zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike po zhvillohen vetëm sepse Belind Këlliçi do tëmarrë pjesë në “Foltoren” e Berishës.

“Jo s’është fare e vërtet. Kjo është një sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë nën drejtimin tim, Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka zhvilluar zgjedhje, madje zgjedhje ‘një anëtar, një votë’ për kryetarin, si dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i forumeve drejtuese dhe i kryetarit ka skaduar dhe në përputhje me normat demokratike, përsëri me ‘një anëtar, një votë’, të rinjtë dhe të rejat demokrate do zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke përfshirë dhe kryetarin e ri”, tha ai.

Balla tha se “ne kemi shumë sfida përpara, por asgjë nuk mund të pengojë Partinë Demokratike që të zbatojë normat statutore të demokracisë dhe aq më pak interesat personale të pengojnë funksionimin e parimeve të tilla siç është zgjedhje ‘një anëtar, një votë’, që është një risi për të cilën Partia Demokratike është ballëlartë dhe unë si kryetar i saj, jam krenar”.

“Është i njëjti proces që është ndjekur edhe në 2014-ën, ku për herë të parë është ndjekur parimi ‘një anëtar, një votë’. Por vëmendja juaj sot duhet të përqendrohet edhe në një lajm tjetër që i shtohet Vettingut të politikanëve, javën e ardhshme ne do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh, draftligjin e formuluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor anti-mafia, pra në ligjin anti-mafia, edhe nene kundër oligarkisë”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button