Salca që lufton migrenën
-Farat e linit (në sajë të vetive anti-inflamatore)
-Peshku i pasur me omega 3 (salmoni dhe sardelet)
-Kafja (nëse e ekzagjeroni mund të veprojë për të kundërtën)
-Speci i kuq djegës (kapsikaina njihet për efekt qetësues kundër çdo dhembjeje)
-Fara kungulli (në sajë të magnezit)
-Spinaqi (në sajë të vitaminës B2, e cila ndihmon fuqishëm në luftën kundër migrenës)
Një recetë fare e thjeshtë, e cila mund të shkojë shumë mirë me pastat, mishin dhe sallatat dhe mënyra më e mirë për të rritur konsumin e këtyre ushqimeve është salca me spinaq, e cila pregatitet si më poshtë
1 kupë spinaq
3 lugë të vogla borzilok të freskët
2 lugë të vogla fara kungulli, fara lini
2 lugë e gjysmë vaj ulliri
3 lugë të vogla majdanoz
1 lugë të madhe lëng limoni
kripë, piper, pak spec djegës të kuq
Bluajini të gjitha bashkë dhe është gati. Nëse doni mund ta ndani në kubike dhe ta ngrini.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.