Sali, Shqipëria do të bëhet!
Nga Artur Ajazi
Ka 36 vjet, që pengon me çdo mjet ndryshimin, investimin, arritjet, sukseset, integrimin, angazhimin, dhe gjithçka lidhet me Shqipërinë.
Gjoja në emër të “patriotizmit dhe nacionalistit”, Sali Berisha i është bërë “ferr” këtij vendi, kësaj politike, dhe nuk po le gjë pa bërë. Erdhi në pushtet në 1992, duke mashtruar dhe duke sajuar makinacione dhe skenarë, që as nuk kishin asgjë të përbashkët me demokracinë, zhvillimin, ekonominë e tregut, dhe afrimin e vendit me Europën. Dhe e dimë të gjithë se çfarë ngjau në 1996, 1997, 1998, etj.
Erdhi në pushtet sërish në 2005, duke ndërruar “lëkurën e ujkut”, dhe duke veshur atë të deles, dhe pasi mashtroi sërish shqiptarët, ç’nuk bëri, e ç’nuk arriti, duke shpërfytyruar shqiptarët. Sali Berisha u ka borxh, edhe sot e kësaj dite shqiptareve, paratë e piramidave, u ka borxh atyre jetët e humbura në det dhe tokë, u ka borxh atyre jetët e humbura në Gërdec, apo bulevard. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ka 10 vite që pengon, ofendon, proteston, kryen akte dhune mbi institucionet, baltos çdo deputet dhe qeveritar të ndershëm, duke u kapur pas ndonjë rasti korrupsioni, nga ku Edi Rama dhe Partia Socialiste janë distancuar botërisht. Sali, Shqipëria do të bëhet.
Dhe jo sipas modelit tënd, dhe jo sipas oreksit tënd, por sipas standardeve europiane, sipas rekomandimeve të KiE, BE dhe strukturave dinjitoze Euroatlantike. Sali, Shqipëria nuk mund të mbetet i mendësive të tua krahinore, dhe as e urrejtjes tënde, ndaj çdo suksesi dhe zhvillimi që bën Shqipëria. Sali, ti nuk e ndan politikën nga interesi personal. Ti nuk e ndan politikën nga interesi kombëtar, dhe ka fakte për këtë. Ndaj shqiptaret e kanë braktisur përfundimisht partinë tuaj, thirrjet e tua për protesta të dhunshme, pasi të merresh me ju, është kohë e humbur.
Ç’nuk bëre për reformën territorial, dhe së fundi përdore edhe dhunë në sallën e Parlamentit. Ti nuk ndryshon më Sali, dhe as partia tënde nuk ka shanse të ndryshojë. Ju vini nga babëzia dhe vjedhja e parave të shqiptareve, dhe kujtoni se mund të riktheheni sërish atje ku ishit, tek pushteti familjar. Natyrisht Partia Demokratike u krijua si force politike idealiste, dhe nuk kishte asgjë të përbashkët, me vizionin bajraktarist që kishe, dhe ke ti. Por fatkeqësisht ajo parti sot, ka rënë në kurthin e intrigave dhe skenarëve të tua.
Shpëtoje PD-në Sali, mos e bunkerizo dhe mos e shkatërro, pasi Shqipëria me ty, pa ty, do të bëhet. Fatin e këtij vendi, e vendosin shqiptaret mëndjendritur, dhe politikanët dritëshkurtër, që shohin deri tek xhepi dhe interesi tyre familjar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.