🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.42 ▼0.12%
ARI 5,008 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,576 ▼ -0.39% ETH $2,333 ▼ -1.83% XRP $1.5316 ▼ -0.6% SOL $95.4500 ▼ -1.86%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.42 ▼0.12 % ARI 5,008 ▼0 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.42 ▼0.12 % ARI 5,008 ▼0 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Salianji: Basha “ngriu” për të marrë përgjegjësi, ai sakrifikoi duke qëndruar në krye të PD pas humbjes

Sekretari për aksionin qytetar në Partinë Demokratike dhe deputeti Ervin Salianji deklarosi se Basha sakrifikoi duke qëndruar në krye të Partisë Demokratike pas humbjes.

I ftuar në emisionin “Fol me mua, fol me ata” të gazetarit Enkel Demi në Rtsh Salianji tha se Partia Demokratike humbi zgjedhjet sepse u blenë votat megjithatë nuk përjashtoi edhe gabimet e PD.

Ndërsa ngrirjen e funskioneve të Bashës në krye të PD, Salianji e cilësoi si marrje të përgjegjësive nga kryedemokrati.

Salianji deklaroi se Partia Socialiste i ka vjedhur votat për të ardhur në pushtet. Ndërsa shtoi se mbështetës të PD janë kërcënuar që të mos votojnë të djathtën.

Ai gjithashtu tha se PD i ka denoncuar këto raste të vjedhjeve që janë kryer para datës së zgjdhjeve dhe jo gjatë votimit.

“Fushata ka qene e decentralizuar secili nga ne kemi bërë denoncime gjatë ditës së zgjedhjeve. Kemi denoncuar me emër e mbiemër ata që kanë blerë votat. Ne e kemi denoncuar dhe kemi faktuar vjedhjet. Mënyra si vidheshin votat në 2001 nuk është e njëjtë. Atëherë vidhej në Qendra Votimi, aty dhe ku numëroheshin. Votat tani nuk vidhen më në komision dhe gjatë numërimit. Tani u merren kartat e identitetit. Janë kërcënuar dhe dhunuar mbështetës të PD, kemi bërë denoncime në polici. Ne kemi pasur info për vjedhjen e kartave të identitetit ndaj kërkuam votim e numërim elektronik. Rama ka kërcënuar prandaj fitoi”, deklaroi Salianji.

Salianji theksoi se Rama s’iu përmbajt marrëveshjes ndërsa vuri theksin tek roli i ministrave teknikë në denoncimin e vjedhjes së votave.

“Ne patëm ministrat teknikë, por jo drejtorët. Ata bënë ç’është e mundur që votat të mos vidheshin. Njëra nga palët në marrëveshje shpërdoroi besimin. Rama s’iu përmbajt marrëveshjes”, u shpreh ai.

Ditët e qëndrimit në çadër, Salianji i cilësoi si sukses duke thënë se u rrit ndërgjegjësimi i publikut për rrezikun e vjedhjes së zgjedhjeve.

Sa i përket të ardhmes së Partisë Demokratike, ai tha se kjo forcë ka nevojë për ripërtëritje dhe duhet të ketë një sjellje të re ndaj elektoratit, ndërsa përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi të mëtjeshëm PD-PS.

“Ne do ta rrëzojmë Ramën me protestë, me çadrën rrëzuam gjysmën e qeverisë”, nënvizoi Salianji duke u shprehur besimplotë për rikthimin e fitores së PD

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.