Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji zhvilloi sot një tryezë me intelektualë dhe pedagogë mbi demokracinë e partive në vend, veçanërisht Partisë Demokratike.
Salianji theksoi gjatë fjalës së tij, se Berisha u rikthye në PD para 4 vitesh me premtimin se Rama atij nuk ia vjedh dot zgjedhjet dhe do e bëjë partinë fituese në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.
Ai shtoi se Berisha nuk mbajti fjalën dhe duhet të japë dorëheqjen sipas nenit 46, i cili nuk njeh justifikimin se m’u vodhën zgjedhjet.
Salianji: Tryezë e parë për të çelur një cikël tryezash për të treguar se PD lidershipi nuk arrin të mbledhë gjithë flukse opozitare. Në disa raste nuk do, në disa raste i ka zhgënjyer. Nëse një kryetar partie thotë 4 vite më parë se Edi Rama nuk i vjedh zgjedhje. Do e bëjë PD fituese, do rregullojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, kemi një problem me fjalën e mbajtur. Shqiptari pa dyshim e ka në traditë besën. Kur dikush jep fjalën fjala mbahet. Nëse thuhet do zgjedhin anëtarët do i zgjedhin ata. Partia neni 46 nuk thotë mu vodhën.
Nëse PD nuk është forcë qeverisëse kryetari i ndërpritet mandati. Janë rregulla të shkruara, statuti i partisë është kushtetuta. Prandaj duhet demokratizimi i partisë. Një sistem 35 nuk ndryshon brenda ditës. Themelore, kjo që thotë Gim Baçi, gjithë përpjekja e politikës, gabimi më i madh, që bën lidershipi i PD-së për 4 vite thotë se nuk mundet Rama me zgjedhje. Dekurajimi i votuesit është avantazhi më i madh që i jepet. Kemi detyrim të bëjmë thirrje për aktivizimin e sa më shumë njerëzve. Bojkoti favorizon të paktit.
Të bëjmë një përpjekje si shumë parti politike, që një pjesë e rëndësishëm e listës kandidate vijnë nga shoqëria. 20% duhet të ishte një shifër, për të dhënë mundësi, frymëmarrje. Nuk fiton një parti që rri brenda gardhit. Elementi ku shoh se mund të bashkohet gjithë shoqëria, një sistem proporcional kombëtar me lista 100% të hapura. Dhe secili deputet të zgjidhej prej qytetarëve. Zgjidhja është me një sistem zgjedhor tjetër. Që jep mundësi ky sistem zgjedhor që opozita të bashkohet.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.