Saliu i universiteteve
Nga Artur Ajazi
Edhe universitetet, kanë “Saliun” e tyre. Ai është madje, “kryetari sindikatave të universiteteve”, dhe del gjithmonë kur e kurdis Saliu i PD.
Ai del gjithmonë kur i duhet Saliut të PD-së, të shpallë “falimentimin e universiteteve” apo “të kërkojë grevë, protestë dhe bojkot të pedagogeve”. Dhe nuk kishte sit ë mungonte edhe kësaj here, tek doli në sheshin para Korpusit të Universitetit të Tiranës, dhe deklaroi se “janë 935 pedagogë që duan dorëheqjen ë kryeministrit Rama, ndaj jemi sot të bashkuar dhe solidarizuar me studentet”. Nuk doli as para 1 jave, as dje dhe pardje, kur Tirana u shkatërrua, kur Tirana u vodh, u dogj, dhe medemek “studentët” me kapuç dhe zinxhirë hekuri, shkatërruan bizneset dhe institucionet.
Nuk doli “Saliu universiteteve”, të paktën të thoshte “Ndalni dhunën, Ndalni vjedhjet, Ndalni Shkaterrimet, dhe protestoni si njerëz”. Por ai u ngazëllye, u fsheh, dhe u solidarizua me Saliun e PD-së, ndoshta dhe duke nxitur bojkotin, vazhdimin e aksioneve nga kapuçonët, duke besuar se “Edi Rama do t’ia mbathë”. Por nuk ndodhi asnjë nga hamendësitë e Saliut të PD-së, dhe Saliut të universiteteve. Duke ngritur “sindikatën e pedagogëve”, ai thjesht është falur tek Saliu i PD-së, ka bërë çfarë i ka thënë ai, dhe sot po zbaton me përpikmëri të gjitha urdhrat e tij.
Tek pamë pastaj dhe Argitën dhe Zenin, apo dhëndrin e Saliut të PD-së, mes “sindikasiteve” të pedagogëve, të mbushej mëndja top se, Saliu i universiteteve nuk ka sindikatë, por thjesht një celulë partie. dhe më kulminante ishte “mbledhja e improvizuar mes bulevardit me sindikatën”, dhe vendimi për t’ju drejtuar gjithë universiteteve dhe pedagogëve të Shqipërisë “për bojkot dhe mbështetje ndaj protestës së studenteve”.
Sinqerisht do ta kisha besuar vendimin dhe vetë Saliun e Universiteteve, sikur të ishte ndryshe situate dhe lëvizjet e tij. kjo për faktin sepse, mes atyre “935 pedagogëve rebelë”, të paktën 70 për qind e tyre janë sa të paaftë, sa abuzues, aq edhe të korruptuar. Duke shpresuar se “u bë deti kos, dhe hajde ta hedhim Ramën”, ata nuk kishin menduar se, Edi ka një mandat, të fituar me votën e lirë të shumicës së shqiptareve në 11 Maj, një mandat i besuar dhe çertifikuar nga Bashkimi Europian.
Ndaj, Saliu i PD-së dhe Saliu i universiteteve, edhe pse u munduan të bëjnë lajm apo show, natyrisht janë zhgënjyer sot dhe nesër, kur të marrin refuzimin e stafeve akademike nga të gjitha universitetet e vendit, mbi vendimin e “bojkotit të mësimit”. Ata thjesht janë nxitës të kësaj situate absurde, nga e cila Rama po del më i kthjellët se kurrë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.