roze
Sam Taylor-Johnson tërhiqet nga ’50 Shades of Gray’
Sam Taylor-Johnson ka vendosur të mos jetë më regjisorja e serive të ardhshme të “50 Shades of Grey”. Regjisorja britanike ka lajmëruar se nuk do të jetë ajo që do të bëjë dy seritë e ardhshme të filmit.
Në një deklaratë për ‘Deadline’, Sam ka thënë: “Të isha regjisorja e ‘Fifty Shades of Grey’ ka qënë një udhëtim intensiv dhe i mrekullueshëm për mua, për të cilin i jam shumë mirënjohës të gjithëve.”
”Kam krijuar një marrëdhënie të afërt dhe afatgjatë me aktorët dhe producentët, por unë nuk do jem më regjisorja e dy filmave të tjerë”, shtoi Taylor-Johnson.
Ende nuk dihet se kush do e zëvendësojë regjisoren për dy filmat e ardhshëm.