☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.24 ▲0.35%
ARI 4,613 ▲1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,769 ▼ -1.22% ETH $2,038 ▼ -1.51% XRP $1.3149 ▼ -2.69% SOL $80.7600 ▼ -4.09%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.24 ▲0.35 % ARI 4,613 ▲1.21 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.24 ▲0.35 % ARI 4,613 ▲1.21 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Samaras dhe Merkel do të bisedojnë edhe për Maqedoninë

merkelDrekë pune do të kenë në Berlin, kryeministri grek Antonis Samaras dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, të martën e ardhshme, 23 shtator.

Siç bëhet me dije në një njoftim të sekretariatit të përgjithshëm të informacionit, takimi u fiksua pas komunikimit midis dy kabineteve, ndërkohë që ishte programuar nga dy liderët në takimin kokë më kokë që kishin patur në kuadër të Samitit të BE të 16 korrikut.

Atëherë, Samaras dhe Merkel kishin rënë dakord që të takoheshin sërish në shtator, me qëllim që të shqyrtonin perspektivën e ekonomisë greke dhe ecurinë e programit grek, nënvizohet në njoftimin për shtyp.

Pasoi një njoftim për shtyp i qeverisë federale gjermane, sipas të cilit Samaras dhe Merkel do të diskutojnë kryesisht situatën ekonomike në Greqi, çështje të politikës europiane, si dhe çështje aktuale të politikës së jashtme.

Por me paralajmërimin e takimit, mediat greke filluan të spekulojnë edhe për temat e mundshme të bisedës mes kryeministrave të Greqisë dhe Gjermanisë. Gazeta “Elefterotipia” shkruan se krahas asaj që është paralajmëruar se në drekën e punës do të bisedohet për situatën ekonomike në Greqi, në tryezë do të jenë edhe çështjet e politikës  evropiane dhe të jashtme.

“E dyta (politika e jashtme), duke pasur parasysh presionin të cilin Berlini kohëve të fundit e bën për integrim të Shkupit në NATO dhe në BE paraprakisht pa u zgjidhur çështja e emrit, ngrit pyetje. Athina, gjithsesi, nuk pranon se në takim do të ketë temë të tillë, ndërsa me siguri do të diskutohet edhe për krizën në Ukrainë, shkruan “Elefterotipia”.

Takimi i Samarasit me Merkelin vlerësohet si një nga mbledhjet më të rëndësishme gjatë mandatit të kryeministrit grek, dhe është me qëllim që të gjendet qëndrim i përbashkët me kancelaren gjermane rreth çështjes për programin grek  për reforma dhe lehtësime plotësuese të borxhit të Athinës. Në Berlin takimi është paralajmëruar si “rutinor”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.