Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.34 ▲3.1%
ARI 4,735 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,163 ▲ +1.02% ETH $2,193 ▲ +1.43% XRP $1.3462 ▲ +0.3% SOL $82.7000 ▼ -0.93%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.34 ▲3.1 % ARI 4,735 ▼0.88 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.34 ▲3.1 % ARI 4,735 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Samaras: Greqia doli përfundimisht nga kriza

samarasSot dalim përfundimisht nga kriza dhe nga memorandumi, deklaroi kryeministri grek, Antonis Samaras duke përshendetur në një veprimtari për nder të 40 vjetorit të themelimit të ONNED, organizatës së rinisë të partisë konservatore greke ”Demokracie e re”.

”Po dalim jo për t’u kthyer sërish, po për të vazhduar reformat në kushte zhvillimi dhe të mos lejojmë kurrë që vendi të rrëshqasë sërish në deficite dhe borxhe. Po dalim në mënyrë të organizuar dhe asgjë nuk do ta na ndalojë dhe nuk do ta ndryshojmë hapin tonë, po dalim me prosperitet, kompetivitet dhe hapje ndaj botës”, theksoi kryeministri Samaras.

“Greqia nënkupton liri, drejtësi, dinjitet, krenari. Këto janë idealet tona”, theksoi ai.

Duke iu referuar incidenteve të disa ditëve më parë në Universitetin e Athinës, Samaras theksoi se ”marrja peng e universiteteve nga grupe të vogla mbaroi. Në botë nuk ka asnjë universitet që nuk ruhet, kjo nuk është liri, është tirani nga ana e pakicës”.

”Gjëra të tilla janë të pakonceptueshme në botë, këto janë që na mbajnë mbrapa dhe duhet t’i ndryshojmë dhe po i ndryshojmë me mund”, shtoi ai.

”Shoqëria greke është me ne. Prindërit nuk duan që fëmijtë e tyre të studiojnë në një mjedis të pakontrolluar dhe të pambrojtur. Taksapaguesit nuk duan që paratë që japin nga djersa e tyre për arsimin publik, të shkojnë dëm”, deklaroi kryeministri grek, Antonis Samaras.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.