☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.83 ▼0.49%
ARI 4,830 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,745 ▼ -1.03% ETH $2,316 ▼ -2.53% XRP $1.3531 ▼ -1.02% SOL $82.8400 ▼ -3.41%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.83 ▼0.49 % ARI 4,830 ▼0.41 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.83 ▼0.49 % ARI 4,830 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Samaras krahason SYRIZA-n me ”Agimin e artë”

kryeministri-grek-samarasNjë sulm frontal kundër SYRIZA-s ka ndërmarrë kryeministri grek, Antonis Samaras duke folur në konferencën e organizuar nga revista britanike ”The Economist” në Athinë. Samaras e ka akuzuar partinë më të madhe të opozitës se po ecën ”krah për krah me ‘Agimin e Artë”. ”Tani, që Greqia po përpiqet të fitojë terrenin e humbur edhe në këtë fushë, disa po përpiqen ta evitojnë. Ta pengojnë. Ta anulojnë… Dhe nuk ngurrojnë të përdorin madje edhe deputetët e ‘Agimit të Artë’, ndërsa nuk kanë asnjë shans që të arrijnë diçka. Kaq verbëri, kaq imoralitet. Admirojini gjoja demokratët, krah për krah me ‘Agimin e Artë”, deklaroi Samaras. Kryeministri iu referua edhe privatizimit të korporatës së elektrikut duke i dhënë përgjigje pozicionimit të liderit të SYRIZA-s Aleksis Cipras në të njëjtën konferencë. ”Greqia ka detyrimin që të liberalizojë tregun e energjisë, ashtu siç çdo shtet anëtar i BE-së. Të gjitha vendet e bëjnë. Dhe të gjitha kanë dobi nga kjo. Për të hequr monopolin shtetëror dhe për të shfuqizuar pozitën superiore aty ku ekziston. Sepse duhet të bëhen investime të mëdha në impiante prodhimi dhe infrastrukturë, që sjellin çmime më të ulëta dhe shërbime më të mira”, shtoi ai. Kryeministri theksoi se sakrificat e mëdha të popullit grek nuk u bënë që vendi të kthehet mbrapa. ”Nuk i arritëm gjithë këto me kaq mund që të kthehemi sërish aty ku ishim më parë. Nuk po dalim nga kriza që të rrëshqasim mbrapa. E them qartë, nuk e kemi garantuar krejtësisht. Do t’i garantojmë kur të futemi për së mbari në rrugën e zhvillimit”, tha Samaras… Nuk do të lejojmë kurrë që vendi të gjendet serish në kaosin ku ndodhej. Dhe atë që kaluam nuk do të lejojmë kurrë ta kalojmë sërish”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.