Samit i shefave të shteteve të EJL-së
Më 15 korrik, në Dubrovnik do të zhvillohet samiti vjetor i shefave të shteteve nga Evropa Juglindore ku do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi zyra e shtypit e presidentit kroat, Ivo Josipoviç. Takimi do të jetë vazhdim i dialogut strategjik mes liderëve të rajonit të Ballkanit. Në takimin në Dubrovnik do të marrin pjesë presidentët e Kroacisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Sllovenisë, Serbisë dhe Malit të Zi si dhe tre anëtarë të presidencës së Bosnje-Hercegovinës. Temë e samitit do të jenë edhe gjendja politike dhe marrëdhëniet në rajon, vazhdimi i politikës për zgjerimin e BE-së, projekte kyçe infrastrukturore në këtë pjesë të Evopës, përfshirë përfundimin e autostradës së ashtuquajtur Jon-Adriatik dhe të korridorit hekurudhor si dhe politika energjetike