Sarandë, arrestohen dy të dyshuar si autorë të vrasjes së Aleksandër Bardhit
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Sarandë të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasit Aleksandër Bardhi, i cili u dërgua i pajetë në spital në orët e vona të së shtunës.
Në pranga janë vënë Fernando Deda, 29 vjeç, si dhe i mituri Gj.A., 15 vjeç, të dy banues në fshatin Shëndëlli, Konispol.
Sipas policisë, këta dy shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, për motive të dobët në fshatin Shëndëlli.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gj.A., ka gjetur dhe një armë zjarri të llojit “Automatik” model 56, e cila sipas hetimeve të kryera dyshohet të jetë arma e krimit e përdorur në lidhje me ngjarjen. Sipas policisë, shtetasi Fernando Deda, ka rezultuar person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.