Sarandë- Rama: Të bashkojmë energjitë për të çuar përpara reformat dhe sjellë ndryshimin
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se reformat tona kanë mbështetje të madhe nga qytetarët, por ne duhet të bashkojmë energjitë për t’u bërë bashkë e përmes politikës të zgjidhim problemet tona e duke u bërë shumicë, të sjellim ndryshimin e Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama në vijim të turin “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë” është ndalur në qytetin bregdetar të Sarandës, i shoqëruar nga deputeti i PS-së, Koco Kokedhima dhe ministri i Energjitikës, Damjan Gjiknuri.
Ministri Gjiknuri u shpreh se “kemi berë shumë në sektorin energjitik, i cili u gjend në kolaps të plotë dhe po rrokullisej drejt një humnere që po tërhiqte me vete edhe gjithë Shqipërinë për shkak të krizës financiare që kishte ky sektor. Dhe për dy vite e kemi kthyer në një pikë kthese për zhvillimin e ekonomisë. Energjitika është nga elementët thelbesore për zhvilimin e shtetit dhe tashmë është rikuperuar falë punës së qeverisë për dy vite dhe reformës energjitike”.
Kryeministri Ram në fjalën e tij shprehu mirënjohje për qytetarët e Sarandës jo vetëm për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Socialiste, por për faktin se në Sarandë, Partia Socialiste është shëndërruar në një model për të gjithë Shqipërinë. “Standardet e mirëqeverisjes në pushtetin vendor do të na shërbejnë për rritjen e Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, dua të ndaj me ju disa aspekte të rëndësishme, që lidhen jo me nevojën për të çuar para Partinë Socialiste drejt rritjes e ripërteritjes së saj, por sot jemi në një proces riorganizimi hapje dhe në një moment kyç të mandatit tonë qeverisës, pasi ne kemi hapur kantiere reformash në të gjithë vendin dhe në pjesën e dytë t’i cojmë para se nuk përcaktojmë fatin e zgjedhjeve të ardhshme, por të gjeneratës tjetër”, tha Rama.
“Rendësi të madhe ka procesi i riorganizimit të PS-së, sepse duhet të jemi 150 mijë anetarë që duhet të numërohemi në 25 vjetorin e Partisë Socialiste, por jo vetëm të numri por te refkesioni, përtej organizatave të një fisi, apo të një pallati që e mbajnë peng atë strukturë, që është strukura bazë e PS-së dhe kjo nuk mund të jetë e disbalancuar dhe të mos ketë brenda vetëm ata që punojnë në sektorin e administratës, por të vetëpunësuari, biznesit dhe figura të nderuara të arsimit e të shëndetësisë. Po ashtu, duhet të këtë brenda universitetet, gjimnazet dhe të gjithë ata që bashkojnë energjitë, se për ketë janë partitë politike dhe përmes politikës t’i japim zë shqetësimeve të tyre dhe duke u bërë shumicë, të sjellim ndryshimin e Shqipërisë”.