Schroder: Shqipëria e gjen veten brenda Bashkimit Evropian
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroder, në një konferencë të përbashkët për mediat sot me kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm dhe se e gjen veten brenda Bashkimit Europian.
Ish-kancelari gjerman, në fjalën e tij tha se “Në Shqipëri janë bërë hapa të rëndësishëm përsa i përket reformavë si në drejtësi, pasi u bënë ndryshime të rëndësishme kushtetuese në korrik nga parlamenti. Për të vlerësuar po ashtu në këtë kontekst dhe forcat politike relevante që e kanë mbështetur atë. Ashtu si dhe Komisioni Evropian, po ashtu dhe Parlamenti Evropian e konsiderojne reformën në drejtësi si një kusht thelbësor paraprak për marrjen e rekomamdimit drejtuar Këshillit për nisjen e negociatave me Shqipërinë. Do të ishte mirë nëse do të ndodh shpejtë, por sigurisht priten edhe hapa të tjerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
“Unë mendoj se të gjithë ata që janë miqesore ndaj jush dhe unë në mënyrë të veçantë, do të inkurajohem në përballje me këto sfida që Shqipëria të gjeje vetën brenda familjes europiane. E ardhmja e këtij vendi është në mënyrë të qartë në Bashkimin Europian, kjo është në të njëjtën linjë me historinë dhe identitetin e vendit tuaj. Këtë e them i vetëdijshëm për faktin se shumica është e besimit mysliman dhe Shqipëria duhet thënë se në këto kohë kaq shumë sfiduese është një shembull europian, ku komunitete të ndryshme fetare bashkëpunojnë e ndërveprojnë në mënyrë të suksesshme dhe harmonike me njëra-tjetërën”, tha Schroder.
Duke folur për Ballkani, ai theksoi se “Duke patur në konsiderate vendet e Ballkanit Perendimor, Shqipëria duhet të bëhet një pjesë e procesit europian. Vendi juaj zoti Kryeminstër është një faktor konstruktiv në rajon. Politika e jashtme orientohet kah një përmiresimi dhe zgjerimi të marrdhënieve të fqinjësisë e të bashkëpunimit me vendet fqinj. Mendoj se është për t’u përshëndetur fort se Shqipëria dhe Serbia në përspektivën e anetarësimit në Bashkimin Europian, përpiqen bashkarisht për përmiresimin e marredhënieve të tyre dhe kjo mendoj se është një meritë e dy kryeministrave, Rama dhe Vuçiç”.
“Z. Kryeministër, ne të gjithë e pamë se vizita juaj në Beograd, e para vizitë e një kryetari qeverie prej 70 vjetësh, është konsideruar në Gjermani si një gjest i madh nga ana juaj. Kjo vlen edhe për vizitën e kthimit të kryeministrit Vuçiç në Tiranë vitin e shkuar. Për të gjithë Europën këto janë shenja dhe sinjale të rëndësishme politike. Pas konferencës së vendeve të Ballkanit Perendimor në vitin 2014, të dyja vendet kanë përpunuar e laburuar propozime të ndryshme lidhur me shkëmbimet rinore. Në këtë konteks, vendet e Ballkanit Perendimor kërkojnë të themelojnë një qendër rajonale për shkëmbimet rinore, që besoj se do ketë qendrën në Tiranë. Këto janë premisa të shëkëlqyera për ta kaluar barrat e të shkuarës dhe për t’i dhënë gjeneratave të reja një ndjesi të re”, tha Schroder.
Më lejoni të ndaj me ju një përvojë, tha Schroder, ku u shpreh se “gjermanët dhe francezët kanë arritur të kapërcejnë një armiqësi të përgjakshme prej disa shekujsh dhe këtë e bënë vetëm para 50 vitesh. Rjeti rinor gjermono-francez ka bashkuar qinda të rinj të vendeve tona dhe ka dhenë kontribut të rëndësishëm në kapërcimin e armiqësive. Ndaj unë dëshiroj të këshilloj se ky shkëmbim rinor mes vendeve të Ballkanit të nxitet ashtu sic edhe keni bërë deri tani”.
Procesi i Bashkimit Eropian nuk do të ishte i plotë pa këto vende, tha Schroder, duke theksuar me tej se “Anetarësimi i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perendimor në BE është në interesin fillestar dhe të themelimit të Bashkimit Eropian. Ne kemi nevoje për një rajon të Ballkanit Perendimor të qëndrueshëm politikisht dhe ekonomikisht të zhvilluar dhe prosperues, sepse ne kemi nëvojë për paqe në kontinetin tonë dhe se çfarë rëndësie ka kjo për qytetarët tanë, këtë e dinë para së gjithash banorët e këtij rajoni, i cili ka qenë i karakterizuar nga konfliktet. Kjo do të thotë gjithashtu se BE do të mbështes Shqipërinë në rrugën e saj, sigurisht jo të lehtë, drejt Europës.”
Schroder theksoi se “Procesi i integrimit europian që zgjati rreth gjashtë dekadave rrezikon të ngec meBrexit-it dhe jemi duke përjetuar një kapitull që shkon përtej aspektit ekonomik, pra dhe një dimension ekonomik. Kjo është një thelb një krizë e strukturuar. Shtuar këtu edhe faktin që rreziqet që i kanosen ekonomisë bortërore prej luftrave dhe konflikteve. Po ashtu, miliona njerëz janë të detyruar të marrin arratinë. Edhe se kritika ndaj BE-së është në rritje, nuk duhet të harrojmë një gjë, se integrimi europian ka qenë një bekim për Europën dhe ju jeni pjesë e saj. Për të gjithë ata anetarë të BE-së apo jo, se të gjithë përfitojnë nga stabiliteti politike i saj si dhe nga avantazhet ekonomike që ofron unioni, ky është një sukses i qyteterimit europian, i cili do të vazhdoje të mbetet edhe në të ardhmen një model, sepse koordinatat e politikës ndërkombëtare zhvendosen. Vendet aziatike, si India dhe Kina, janë duke fituar pushtet ekonomik dhe politik dhe nëse Evropa kërkon të ekzistojë në mënyrë të sukseshme në sistemin ekonomik të globalizuar dhe në një botë multipolare, atehere ajo duhet të rritet politikisht dhe ekonomikisht si një e tërë”.
Në vijim, Schroeder pohoi se “Kjo vlen të thuhet edhe për politikën e refugjateve, pasi këto janë sfida që ne mund t’i përballim vetëm nëse veprojmë në mënyrë të përbashkët. Po t’i hedhim një vështrim hartës së botës, është e qartë se për këtë nuk mund të këtë një zgjidhje kombëtare. Ne do na duhen linjat ndërkombetarë përsa i përket luftës së shkaqeve për sa i përket luftës së vendeve si dhe në paisjen e kampeve të refugjatve në rajon. Ne na duhet një veprim evropian në menaxhimin e këtyre krizave nga të cilat janë duke vuajtur këto rajone. Marrëveshja me Turqine dhe zgjerimi i strukturave evropiane të sigurisë janë hapa në drejtimin e duhur, ata janë edhe pikënisja e përgjigjes sesi duhet të reagojë Europa ndaj lëvizjeve migratore. Politikat migratore kërkojnë një barrë të lartë të bashkëpunimit ndërkombëtar, por ndërkohë ne jemi duke përjetuar një fazë të izolimit me vendosjen e kufijëve. Unë e konsideroj këtë si një zhvillim të kobshëm”, tha Schroeder.
Schroeder hedh vështimin drejtë të ardhmes së BE, kur tha se “Integrimi eropian në vitet e shkuara ka pësuar goditje dhe sigurisht vendimi për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Eropian është një ndër to. Efektet e referendumit të Brexit-it është e vështirë të vlerësohen tani, madje nuk ka asnjë kërkesë zyrtare. Unë duhet të theksoja se duhet të bëhët kujdes me kërkesat e britanikve gjatë negociatave, sepse lëshimet do të përdoreshin nga kundershtaret e BE-së dhe si argument në mbështetje të idese së shkëputjës, në çeshtje të lëvizjes së lirë nuk duhet të ketë zbutje të kritereve”.
Schroeder ritheksoi se “Pa reforma, çdo sistem shoqëror ngurtësohet në vetëvete dhe kësisoj rritja ekonomike nuk mund të realizohet, po ashtu dhe drejtësia sociale nuk mund të realizohet dhe pa reforma rruga e sukseshme e Shqipërisë drejt Bashkimit Eropian do të jetë gjithashtu e pamundur. Ndaj dëshiroj, sikure e keni treguar dhe ju zoti Kryeminiter, të inkurajoi çdo qeveri shqiptare te vijojë rrugën e reformave në të mirë të Shqipërisë. Jam plorësisht i bindur se Shqipëria do të përballet me sukses me sfidat që ka përpara me forcat e veta dhe me solidaritet eropian”, përfundoi Schroeder.