☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,597 ▲1.39%
DOW 46,266 ▲1.51%
NASDAQ 21,995 ▲1.61%
NAFTA 90.87 ▼7.49%
ARI 4,426 ▼3.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,762 ▲ +2.84% ETH $2,149 ▲ +3.07% XRP $1.4246 ▲ +1.71% SOL $90.1100 ▲ +3.04%
S&P 500 6,597 ▲1.39 % DOW 46,266 ▲1.51 % NASDAQ 21,995 ▲1.61 % NAFTA 90.87 ▼7.49 % ARI 4,426 ▼3.26 % S&P 500 6,597 ▲1.39 % DOW 46,266 ▲1.51 % NASDAQ 21,995 ▲1.61 % NAFTA 90.87 ▼7.49 % ARI 4,426 ▼3.26 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

“S’do ketë amnisti për Sali Berishën dhe familjen e tij”

Neni 25 i projektit kushtetues të reformës në drejtësi, i hartuar nga ekspertët e EURALIUS e OPDAT, parashikon ngritjen e gjykatave speciale për veprat penale të konsumuara nga funksionarët e lartë.

Gjykatat speciale mund të dënojnë kryeministrin, ish-kryeministrin, presidentin dhe ish-presidentin, por jo ministrat të cilët kanë qenë në detyre deri në zgjedhjet e 2013.

Por duket se ky është një lapsus i ekspertëve dhe për deputetin e PS-së Erjon Braçe amnisti nuk mund të ketë për askënd.

Reagimi i Braçes

Po lexoj një fluks shumë të madh mesazhesh, lidhur me një shqetësim të përhapur mbi ekzistencën e një neni në projektin e reformës në drejtësi që amniston ministrat e Berishës.

Rrini të qetë!

Nuk negociojmë me kërkënd amnisti, pavarësisht në janë ish- pushtetarë apo pushtetarë aktuale, në cilindo nivel te pushtetit! Zero! Të gjithë të barabartë para ligjit, pa asnjë përjashtim! Ta kërkoj kush të dojë; Kjo nuk ndodh! Në këtë vend, pushteti fashist i Sali Berishës ka kryer krime të përbindshme që kërkush më parë, nuk i ka kryer!!

Diktatura e konkurron vetëm.

Pa u hetuar, gjykuar e ndëshkuar një më një këto krime, nuk ka drejtësi në këtë vend!!

Krimi shtetëror i Gërdecit, pushkatimi publik në 21 janar, vjedhja e llahtarshme në Rrëshen-Kalimash-Kukës-Morinë, privatizimi rrënues i ARMO, Albpetrol, 4 hidrocentrale, portit të Durrësit dhe kantiereve në të, rafinerisë së Cërrikut, privatizmi i OSSH dhe vendimet favorizuese për monopolin e krijuar etj.

Nuk amnistohen kurrë.

Unë e kuptoj se Berisha e Basha vonojnë e presojnë për pazar!

Por, pazar nuk ka.

Ta harrojnë.

Para drejtësisë cilido që ka shkelur ligjin.

1 Koment

  • shkurt2014 09 May 2016, 06:06

    Te presim e te shohim,ne vendin tone nga ju te vete quajtur politikane folet shume,pore rrezultatet jane zero.Ti me te vertete sh brace ke deshire,edhe ne si popull te nji mendimi jemi,qe hajdutet e kriminelte duhet te denohen pa meshire.Pore ka nji rrezike qe edvini juaj biri i kristaqit ka bere marrveshje me plakun per ndrrimin e pushtetit.Done Zoti ktu jane SHBA e atehere ka nji shprese per tu denuar kta hajdutet,plaku liri florit e te gjithe te tjerte qe kan futur duart ne pasurite e xhepat shqiptarve.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.