Ekonomia

Së shpejti kompani ajrore low cost në Shqipëri

Autoriteti Aviacionit Civil Shqiptar po negocion me kompani të huaja ajrore që ofrojnë fluturime me çmime të ulëta, për t’u bërë bërë pjesë e tregut shqiptar.

Krislen Keri drejtor i Autoritet të Aviacionit Civil Shqiptar, tha për ATSH-në, se strategjia për futjen e kompanive ajrore low cost në Shqipëri, është një qasje proaktive, ku ne takojmë kompanitë dhe i ftojmë ata të bëhen pjesë e tregut shqiptar dhe kjo, jo vetëm në drejtim të destinacioneve çarter, por në drejtim të qyteteve të tjera ku qytetarët duan të udhëtojnë, si në Itali, vende të Europës Qendrore etj.

Sot shprehet Keri, në tregun shqiptar, vërtetë kemi 4 kompani që fluturojnë drejt Italisë, por asnjëra prej tyre nuk është me kosto të ulët.

Ato ofrojnë kapacitete me kosto të ulët, por kjo është për qëllime të konkurueshmërisë mes këtyre kompanive dhe jo për qytetarët, thotë ai.

Autoriteti i Aviacionit Civil gjykon se ka ardhur koha që duhet të ketë kompani me kosto të ulët që të ofrojnë ato çmime, që qytetarët i kanë provuar tashmë, si në rastin e fluturimit për në Budapest me kosto 20, 30 apo 50 euro. Kosto këto vërtetë të ulëta, që njihet edhe në termin ndërkombëtar “Low Cost”.

“Ne po punojmë për t’i dhënë asistensë dhe bashkëpunimin e duhur kompanive të huaja ajrore, me qëllim që ato të shtojnë fluturimet, të ulin kostot dhe ta bëjnë Tiranën bazë të tyre”, deklaroi Keri në intervistën për ATSH.

Ai u shpreh se, strategjia e qeverisë për zhvillimin e mëtejshëm të Aviacionit Civil Shqiptar synon shtimin e kapaciteteve aeroportuale, në drejtim të ngritjes së aeroporteve të reja, siç është ai i Vlorës dhe i Kuksitit, gjithashtu edhe i kompanive ajrore.

Kreu i Autoritet të Aviacionit Civil tha Për ATSH se puna për diversifikimin e këtij sektori ka filluar nën orientimin e Kryeministrit Edi Rama që në vitin 2014, kur u dha ok për negociatat me Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Tiranë, për t’i hequr ekskluzivitetin.

“Ky ishte një detyrim që kjo qeveri ia kishte qytetarëve shqiptarë dhe ekskluziviteti u hoq duke i hapur rrugë zhvillimit të dy aeroporteve të reja, aeroportit turistik dhe low cost të Vlorës dhe aeroportit ultra low cos të Kukësit, që pritet të tërheqë pasagjerë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe rajoni, pasi do të jetë ultra low cost”, – deklaroi Keri, ndërsa shtoi se impakti i tyre në ekonomi do të jetë në shumë drejtime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button