🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,724 ▲0.36%
DOW 47,087 ▲0.3%
NASDAQ 22,467 ▲0.42%
NAFTA 94.44 ▲2.14%
ARI 5,002 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,206 ▲ +1.09% ETH $2,331 ▲ +2.13% XRP $1.5219 ▲ +1.43% SOL $94.5300 ▲ +1.29%
S&P 500 6,724 ▲0.36 % DOW 47,087 ▲0.3 % NASDAQ 22,467 ▲0.42 % NAFTA 94.44 ▲2.14 % ARI 5,002 ▼0.01 % S&P 500 6,724 ▲0.36 % DOW 47,087 ▲0.3 % NASDAQ 22,467 ▲0.42 % NAFTA 94.44 ▲2.14 % ARI 5,002 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Sejko: Buxheti të ndihmojë qëndrueshmërinë afatgjatë

sEJKO-300x164Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko raportoi në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave në lidhje me buxhetin e vitit 2016. Në raportimin e tij, Sejko tha që buxheti duhet të jetë realist dhe të ndihmojë qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike.

Në këndvështrimin tonë, u shpreh Guvernatori i BSH-së, buxheti duhet të respektojë me përparësi dy objektiva të rëndësishme dhe të ndërvarur. “Së pari duhet të jetë një buxhet realist dhe i mbështetur në parashikime të kujdesshme. Së dyti duhet të ndihmojë qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike”, deklaroi Sejko.

Sejko tha se Banka e Shqipërisë i rekomandon qeverisë shqiptare se në rast se të ardhurat e mbledhura në buxhet kalojnë parashikimet e saj, atëherë të ardhurat shtesë duhet të përdoren për uljen e borxhit publik, ndërsa në rast se ato qëndrojnë poshtë planifikimit, prioritet duhet të jenë shpenzimet kapitale.

Duke folur për rritjen ekonomike, Sejko tha se Banka e Shqipërisë është e vëmendshme dhe vlerëson zhvilllimet duke bërë edhe korrektimet e nevojshme. Sipas tij, për vitin 2015 rritja ekonomike planifikohet në intervalin 2.5-2.7 % , që është më e ulët se sa parashikimi, por gjithsesi, tha ai, është trend rritës. Ai vlerësoi se edhe nëse në vitin 2016 rritja ekonomike nuk është sa parashikimi duhet parë pozitiv trendi rritës i saj.

Ndikim në rritjen ekonomike poshtë parashikimit prej 3 %, theksoi Sejko, kanë dhënë faktorët e jashtëm e të brendshëm, si kriza e Greqisë, ulja e çmimeve ndërkombëtare, apo përmbytjet e fillimit të vitit. Ne, tha ai, përpiqemi të ushtrojmë influencën tonë përmes instrumenteve tanë, si norma bazë e interesit apo politikat për nxitjen e kreditimit.

Duke u ndalur tek kreditimi, Sejko bëri të ditur se BSH është optimiste për një rritje të kreditimit në vitin që vjen, e cila vlerësoi ai, do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen ekonomike. Ai informoi se BSH po studion strategjitë e bankave që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë, kryesisht ato të huaja, në mënyrë që ne, tha ai, të rrisim interesin e tyre për tregun shqiptar, pasi frenimi i kreditimit vjen edhe si pasojë e politikave dhe strategjive që këto banka kanë në rajon. “Ka potenciale reale që janë të pashfrytëzuara si pasojë e krizës që ka kapur gjithë rajonin. Në tremujorin e parë të vitit 2016 do të dalim me disa propozime konkrete me qëllim që të stimulojmë kreditimin”, tha Sejko.

Kjo është hera e dytë që në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave jep opinionin e vet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë lidhur me projektbuxhetin e vitit 2016 edhe pse është detyrim ligjor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.