☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 89.46 ▼8.93%
ARI 4,447 ▼2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,725 ▲ +2.77% ETH $2,147 ▲ +2.85% XRP $1.4246 ▲ +1.4% SOL $89.9800 ▲ +2.82%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 89.46 ▼8.93 % ARI 4,447 ▼2.81 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 89.46 ▼8.93 % ARI 4,447 ▼2.81 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Sejko në Kazakistan, diskuton mbi rolin e bankave në garantimin e stabilitetit makroekonomik e financiar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në takimin e 35-të të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit. I zhvilluar në Almaty, Kazakistan, ky takim drejtohej nga Guvernatori i Bankës Kombëtare të Kazakistanit, Akishev Daniyar Talgatovich dhe në të merrnin pjesë drejtuesit e bankave qendrore të 24 vendeve anëtare të Klubit.

Fokusi kryesor i diskutimeve të këtij takimi ishte roli i bankave qendrore në garantimin e stabilitetit makroekonomik e financiar të vendeve. Drejtuesit e institucioneve monetare ndanë me njëri-tjetrin përvojat e tyre dhe masat e marra nga bankat qendrore në drejtim të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare, çështje kjo e cila përbën një interes të veçantë nga këndvështrimi i sfidave me të cilat po përballen bankat qendrore sot.

Takimi shërbeu gjithashtu si një platformë diskutimi për të shkëmbyer ide mbi rolin e politikës monetare pas krizës së fundit, ku të gjitha ekonomitë në rajon po luftojnë me pasojat e saj si dhe pjesa më e madhe e tyre po përpiqen (janë angazhuar) për rigjallërimin e ekonomisë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë këtij takimi mbajti një prezantim për të pranishmit, ku i njohu ata me zhvillimet më të fundit në ekonomi dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë, për të stimuluar aktivitetin ekonomik të vendit. Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë ka dhënë kontributin e nevojshëm nëpërmjet politikës monetare lehtësuese në mbështetje të një rritjeje ekonomike të qëndrueshme dhe garantimit të stabilitetit makroekonomik të vendit.

Më tej, Guvernatori Sejko prezantoi para të pranishmëve angazhimin e ndërmarrë nga të gjitha institucionet qeveritare dhe financiare në Shqipëri për të harmonizuar politikën monetare lehtësuese me politikën fiskale konsoliduese si dhe duke përmirësuar kuadrin ligjor dhe rregullator për zgjidhjen e çështjes së kredive me probleme.

Klubi i Guvernatorëve u krijua në vitin 1998, me nismën e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë. Vendet anëtare të këtij Klubi janë: Shqipëria (që në vitin 1998), Greqia, Turqia, Rumania, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Federata Ruse, Ukraina, Izraeli, Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgistani, Moldavia, Taxhikistani, Kina, Çekia, Polonia, Kroacia dhe Sllovenia. Qëllimi i tij është të forcojë lidhjet midis bankave qendrore të rajonit dhe të nxisë bashkëpunimin rajonal nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave më të mira e trajtimit në tryeza të rrumbullakëta në nivel guvernatorësh ose ekspertësh të çështjeve problematike të momentit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.