Bota

Sekreti i raketave të Hamasit mbi Tel Aviv

AACE6E72-D1ED-4818-B2DE-02113748FEB7_w640_r1_cx0_cy1_cw0_s-320x180Izraeli po akuzohet për vrasjen e civilëve, me gjithë posedimin e një teknike moderne luftarake

Avionë pa pilotë, zepelinë, kamera për vëzhgim natën: ushtria izraelite ka ngritur mbi Rripin e Gazës një rrjet vërtet modern mbikëqyrjeje. Pikërisht për këtë arsye, shumë analistë, por edhe zyrtarë të OKB-së, shtrojnë pyetjen se përse bombat e tyre po godasin kaq shumë civilë, duke e akuzuar Izraelin për pabarazi dhe moskoherencë në trajtimin e këtij konflikti. Ushtria izraelite ndodhet në një situatë të vështirë në Gaza: objektiva ushtarake dhe ato civile shpesh përzihen së bashku. Tekefundit për Hamasin dihet saktësisht se si veprohet: kur ata ndërtojnë ndonjë kamp ushtarak dhe kjo shihet qartazi – ai bombardohet menjëherë e rrafshohet në vend nga ajri. Lëvizja radikale islamike nuk posedon asnjë sistem të mbrojtjes raketore, e kjo duket fare e thjeshtë si detyrë luftarake. “Por ndonjëherë, në katin e parë depozitohen armë – dhe në katet e mësipërme jetojnë njerëz”, thotë major Arye Shalicar, zëdhënës i ushtrisë izraelite. Më tej mund të them se: Rripi i Gazës është ekstremisht i banuar, shumë i dendur. Është thuajse e pamundur që të hedhësh një bombë apo raketë në Gaza, pa marrë me këtë veprim jetë civilësh të pafajshëm apo shkaktuar dëme materiale në pronësi civile. E pra, si vendoset se cili objektiv do të goditet e cili jo? – përgjigje të saktë për këtë mund të jepnin vetëm vlerësimet që vijnë nga terreni. Por, me gjithë prezencën e shumë pajisjeve moderne teknike, në Rripin e Gazës vetë Izraeli po has vështirësi në përmbushjen e objektivave. Kështu, në Izrael ngelën të habitur me faktin se si Hamasi akoma vijon të godasë vazhdimisht me raketa mbi Izrael. “Hamasi ka ndërtuar një lloj të dytë Gaze, një Gaza nëpër tunele, që ne nuk mund ta shohim dot nga ajri”, thotë një zëdhënës ushtarak hebre. “Tashmë e dimë sesa shumë materiale e armatime janë fshehur në to e sesa punë na duhet për t’i bërë jofunksionale.”.

Si spiunë, Izraeli përdor palestinezët anti-Hamas

Sidoqoftë, spastrimi në terren është detyrë e shërbimit të brendshëm ushtarak hebre, Shin Bet – pasi Rripi i Gazës nuk është një vend i pavarur; OKB-ja e cilëson atë si një territor palestinez të pushtuar nga Izraeli. Misioni në fjalë për shërbimin e fshehtë hebre është realisht shumë i vështirë. Izraelitët nuk mund ta bëjnë dot atë, pasi ata nuk lejohet të shkojnë në Gaza. Si spiunë për Izraelin, shërbejnë në këtë rast palestinezë, që janë të pakënaqur me Hamasin, palestinezë që nuk i druhen bashkëpunimit me “armikun historik”. Vetëm akuza për bashkëpunim me Izraelin mund të të çojë në ekzekutim direkt – pavarësisht detajeve. Në Rripin e Gazës, gjatë konfliktit të vitit 2012, Hamasi ekzekutoi gjashtë vetë që i akuzuan si informatorë të Izraelit dhe trupat e tyre u lanë të tërhiqeshin zvarrë nëpër rrugë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button